Ish-kryeministri Sali Berisha përkujton anëtarësimin e Shqipërisë në NATO (Aleanca e Atlantikut të Veriut). Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Berisha e cilëson këtë si arritjen më të madhë në historinë e sigurisë së kombit shqiptar, mirëpo sipas tij, sot klima në pushtet e ka kthyer vendin anëtar të NATO-s në prodhuesin kryesor të drogës dhe krimit.
“Sot tete vite me pare Shqiperia u pranua anetare me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut te Veriut, aleancen politike dhe ushtarake me te fuqishme te te gjitha kohrave. Pas pavaresise se vendit, anetaresimi i Shqiperise ne NATO ishte dhe arritja me e madhe ne historine e sigurise te kombit tone qe kishte njohur ne tere ekzistencen e tij, dhjetra e dhjetra pushtime te huaja.
Anetaresimi i Shqiperise ne NATO ishte nje proces i merituar, i bazuar ne suksesin reformave te gjithaneshme, arritjen e standarteve te kerkuara dhe vleresimin e mbeshtetjen e SHBA dhe vendeve anetare.
Sot klika ne pushtet ka shnderruar Shqiperine, vendin anetar te NATO-s ne prodhuesin kryesor te droges dhe krimit, te lidhur dhe qeverine shqiptare ne nje organizate te vertet kriminale, ka pergjysmuar buxhetin per ushtrine dhe zhbere standarte te tjera themelore te anetaresimit.”, shkruan Berisha.
Në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Anëtarësimi në NATO e bëri kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, të hyjë vërtet në histori pasi ishte një nga arritjet më të mëdha deri më tani, të demokracisë në Shqipëri. (D.D/Shuplaka)