Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për Fax neës, ka komentuar publikimin e përgjimeve nga gjermania Bild, për të cilën tha se nxori zbuluar krimet e Rilindjes.
Berisha tha se Rama vrapon si një kufomë e gjallë, rrethuar me autoblinda. Berisha tha se Imer Lala e ka regjistuar bisedën me Edi Ramën dhe e kërcënon kryeministrin.
“Përgjimet janë një zhvillim historik në kuptimin që i treguan shqipërisë dhe botës se çfarë përfaqëson narkoshteti i Edvin Kristaq Ramës.
Tregon se këta mender ministra janë bashkë me vrasës, me kriminel, kundër vlerave të demokracisë, kundër votës së lirë të shqiptarëve, kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ky ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm.
Ymer Lala pyet nëse e ka karikuar gruaja regjistruesin, dhe kjo tregon se ai e ka të dokumentuar gjithçka për Edvin Kristaq drogën. I mjeri ai se çfarë do të shohë në vijim”, u shpreh Berisha për gazetaren Mirilda Tili.
I pyetur nga gazetarja në lidhur me ecurinë e aksionit opozitar, Berisha nuk preferoi që të komentonte duke thënë se ky ishte një vendim që duhej të merrej nga lidershipi i saj.
(E.K/Faxweb.al)