Ish-kryeministri Berisha në “Përballë” me Lutfi Dervishin u shpreh se në Shqipëri partitë janë kryesisht të kryetarëve dhe se elitat në parti duhet të qarkullojnë që të përmirësojnë klimën demokratike në vend.
Pjesë nga intervista:
DERVISHI: Ato ndryshime kushtetuese (2008) forcuan pushtetin e kryetarëve të partive dhe partitë politike tek ne më shumë se organizata me program dhe statut janë parti kryetarësh.
BERISHA: Janë, ashtu është.
DERVISHI: Ju keni një përvojë të konsiderueshme në politikën shqiptare, që nga viti ’90. pyetja është pse është kaq i vështirë demokratizimi i brendshëm i partive politike në Shqipëri, duke e nisur nga Partia Demokratike.
BERISHA: E vërteta është se në tërësi partitë, në të gjithë botën, janë parti liderësh. Të themi atë që është. Natyrisht, absolutisht, institucionet e saj janë të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme dhe duhet të forcohen. Por të them se nuk janë parti kryetarësh…. janë parti kryetarësh.
DERVISHI: Si kur janë të vogla, si kur janë të mëdha…
BERISHA: Parti kryetarësh janë. Po të shohësh zgjedhjet që bëhen në partitë e mëdha, Sali Berisha në 20 e ca vite është zgjedhur shumicën e rasteve, me përjashtim të një rasti me mbi 90 për qind, në të gjitha rastet e tjera nga 70-80 për qind. Unë di liderë të partive të mëdha europiane që zgjidhen me 98% sa herë votohen. Partitë e kanë këtë solidaritetin… ndonjëherë zgjedhin me aklamacion, me duartrokitje.
DERVISHI: Në Perëndim ndodh një gjë, është kjo që thoni ju, partitë, por partia që fiton zgjedhjet shkon qeveris dhe në momentin që humbet zgjedhjet nuk kthehet më i njëjti ekip në parti dhe bëhet qarkullimi i elitave.
BERISHA: Normalisht kjo është. Qarkullojnë elitat. Kjo është e drejtë dhe normalisht qarkullimi i elitave është një moment ripërtëritës për partitë, për vizionin e saj, kusht.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post