11:53 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi! Edi Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi

19:48 | 17/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi! Edi Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi

lideri i opozitës u shpreh me tone të forta ndaj gjendjes së rëndë që sipas tij ka përjetuar qyteti gjatë 12 viteve të fundit. I pranishëm në një takim me qytetarët dhe drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike, ai vuri theksin te rëndësia historike dhe kulturore e Beratit, duke e quajtur “diamantin në kurorën e trashëgimisë botërore”.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta! Ju, qytetarë dhe qytetare të Beratit, të pranishëm në këtë shesh, banorëve të këtij rrethi, banorëve të këtij qarku, kudo që janë sonte në qarkun e Beratit, në Shqipëri, jashtë vendit.
Përshëdetjet e mia më të përzemërta!
I dashur z.Agron Duka, kryetar i PAA, aleat i PD. I dashur z.Enno Bozdo, drejtues politik i qarkut të Beratit. I dashur kryetari i PD të qarkut, Shyqyri Duro.
Të dashur deputete dhe deputetë, kandidate dhe kandidatë të PD për qarkun e Beratit të pranishëm në këtë takim, dhe zonja që shkëlqen me mungesën e saj, Valbona Doko, që ndodhet duke punuar me emigracionin që të votojë.
Shpreh krenarinë time me ju sot, që jeni jo vetëm krenaria e Beratit, por jeni krenaria e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për parlamentin e ardhshëm.
Të dashur miq, ditët po na afrojnë një datë të madhe, një ngjarje të madhe, një datë që do ndajë eopkat, do ndajë narko-diktaturën, do ndajë 12 vite, në të cilat shqiptarët u larguan nga Berati, u larguan nga trojet e tyre sa kurrë ndonjëherë në tërë historinë qindra e qindra vjeçare.
Pra, po shkojmë drejt një vendimi të madh, që çdo qytetare dhe qytetar i Beratit, i këtij qarku dhe tërë Shqipërisë do marrë më 11 maj për t’u ndarë me një të keqe e cila dëmtoi kombin, zbrazi Shqipërinë, pakësoi shqiptarët sa asnjë luftë, sa asnjë epidemi, sa asnjë fatkeqësi në tërë historinë e tyre.
Miq, sot është një moment për t’u përulur me nderim të madh shumë, para baballërëve, gjyshërve, stërgjyshërve tuaj, të cilët këtu buzë Osumit ndërtuan një kryevepër madheshtore, siç është qyteti juaj. E vendosën Beratin në kurorën e trashëgimisë së qytetërimit botëror. Berati madhështor është vepra e tyre e pavdekshme, e përjetshme.
Berati madhështor është frymëzim i madh për çdo shqiptare dhe shqiptar , për çdo beratase dhe për çdo beratas, për të bërë çdo gjë, për t’u ngritur në lartësinë e kësaj madhështie që trashëgojmë ne në këtë qytet.
Pra, Berati, diamant në kurorën e kulturës botërore, këto 12 vite njohu braktisje, braktisje dhe vetëm braktisje..
Berati, diamant në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore, këto 12 vite njohu një varfërim të banorëve të saj, një varfërim shumë të pamerituar, ky qytet, ky rreth.
Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jipte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim.
Berati, të cilit iu premtua ishulli i Osumit, premtimin e ishillit e mori lumi. Kurse, Edi Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi.

Pas

“Dumanin s’e mbështete, thjesht s’munde ta ndaloje nga halli që të ka rënë”, Basha ironizon Ramën: Nuk mashtron dot për drejtësinë, u kape me “presh në duar”

Para

Berisha: Vijmë tek me një zotim solemn! Do t’ju kthejmë paratë që qeveria merr nga ju

Para
Berisha: Vijmë tek me një zotim solemn! Do t’ju kthejmë paratë që qeveria merr nga ju

Berisha: Vijmë tek me një zotim solemn! Do t’ju kthejmë paratë që qeveria merr nga ju

 



Të Fundit

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e diel, 11 maj

Vota e diasporës/ Celibashi publikon të dhënat e fundit: Parashikoj se do të shkojmë në 200 mijë!

Deputetja e PD reagon pas arrestimit të bashkëshortit, Elda Hoti: Policia e Shtetit po përdoret nga Ulsi Manja, ata që blenë vota janë të lirë

“Procesi zgjedhor në vijim normalisht”, Celibashi përsërit thirrjen: Kandidatët nuk mund të vëzhgojnë procesin e votimit!

Shqipëria Zgjedh/ Celibashi: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit! Në 5% të QV ka pasur tensione mes anëtarëve të komisionit. Ja problematikat që janë hasur deri tani

Radhë për të votuar te kontenierët në Astir,qytetarët presin në kushte të vështira

Fier/Kandidatët e PD brenda qendrave të votimit shkelin Kodin Zgjedhor

Ulsi Manja pas votimit: “Vota është respekt për veten, familjen dhe Shqipërinë ,ftoj qytetarët të votojnë me përgjegjësi”

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.