Gjatë mbledhjes së Grupi Parlamentar të PD-së ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Gkatë fjalës së tij në mbledhje ai ka qenë i prerë. Berisha ka kërkuar arrestimin e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonit dhe kjo për arsye të ekstradimit të Nezar Seitit, i njohur si financieri i Habilajve.
“Ministrja e Drejtësisë me ektradimin që ka bërë duhet arrestuar në flagranë”, është shprehur Berisha.
Po kështu gjatë mbledhjes së Basha ka theksuar se duhet mbajtur fort fryma e 27 janarit. “Në çdo komision apo seancë të vijohet me frymën e 27 janarit.”, u shpreh Basha.
“Fax News” raporton se më herët u mblodh kryesia e grupit dhe sipas burimeve kryesia e grupit diskutoi mbi aferën për aeroportin e Vlorës dhe dialogun me Greqinë. Çështjet do të diskutohen edhe në grupin e PD-së. Mësohet se PD është kundër marrëveshjeve korruptive dhe që jane në disfavor të Shqipërisë. (J.V/Faxweb)