Ish-kryeministri Berisha ka pritur në një takim delegacionin e Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, të kryesuar nga Ragmi Mustafa.
në takimin me këtë delegacion Berisha ka komentuar edhe situatën më të fundit pas deklaratave të preseidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ‘korrigjim kufijsh’ me Serbinë.
Berisha ka shprehur qëndrimin e tij se asnjë pëllëmbë tokë e Kosovës nuk duhet ti jepet Serbisë dhe se ndarja është një ëndërr e Serbisë për të shtuar territorin në kurriz të Kosovës.
Për Berishën të pranosh ndarjen e Kosovës do të thotë të minosh paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
‘ Të pranosh idene e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë tha ai zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbet në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbare rajonin.’ – mësohet të jetë shprehur ish kryeministri në takim.
Në këtë takim Mustafa e njohu ish kryeministrin me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, shkeljen e lirive dhe të drejtave të tyre njerëzore. Për këto qëllime, u shpreh Mustafa, Beogradi ka bërë gati ligjin e ri albanofob serb për heqjen e monumenteve dhe përmendoreve historike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Pazarin e Ri në kuadrin asimilimit të minoriteteve.
Nga ana e tij Berisha theksoi se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kanë qënë serbët ata që kanë kërkuar gjithnjë, ndarjen apo tregtinë me territoret e saj. Ai theksoi se cdo marrëveshje dhe çdo zgjidhje duhet të jetë një marrëveshje midis dy vendeve të pavarura që njohin dhe respektojnë integritetin territorial të njeri – tjetrit.
Postimi i plotë:
Takim me delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa!
Keto dite prita ne nje takim delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa.
Ne kete takim zoti Mustafa me njohu me gjendjen e rende te shqiptareve ne komunat e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, shkeljen e lirive dhe te drejtave te tyre njerezore, politikat e reja albanofobe te autoriteteve te Beogradit qe synojne çrrenjosjen e historise se lavdishme te shqiptareve te Lugines dhe kultures se tyre. Per keto qellime, u shpreh zoti Mustafa, Beogradi ka bere gati ligjin e ri albanofob serb per heqjen e monumenteve dhe permendoreve historike te shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe ne Pazarin e Ri ne kuadrin e serbizimit total dhe asimilimit te minoriteteve.
Ai theksoi se PDSH kerkon domosdoshmerine e njohjes te te drejtave qe Serbia kerkon per asosacionin e komunave serbe ne Kosove edhe per asosacionin e komunave shqiptare te Lugines se Presheves.
Nga ana ime theksova se shqiptaret ne Luginen e Presheves jane sot minoriteti me i shtypur dhe me te drejtat me te mohuara ne Europe nga autoritetet serbe, i perjashtuar nga investimet ne infrastrukture dhe ne fushat e tjera. Serbia, kerkon super te drejta per serbet ne Kosove dhe mohon, ne kundershtim me marreveshjet nderkombetare qe ka firmosur, te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves por edhe ne Pazarin e Ri dhe kudo ne territorin e saj.
Vleresova se autoritetet shqiptare te Lugines zbatuan me seriozitet marreveshjen e Konçulit kurse Beogradi nuk zbatoi por zgjodhi te dhunoje kete marreveshje. U shpreha se jam i zhgenjyer edhe me qendrimet e auroriteteve te Tiranes dhe Prishtines ndaj problemeve te medha politike, ekonomike, infrastrukturore te banoreve te komunave te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes.
Te dy qeverite e nisen ndihmen me nje shume qesharake 100 mije euro dhe ne vend qe te rrisnin ndjeshem nga viti ne vit kete shume, e nderprene fare. Ne shtator,ne do kerkojme qe buxhetit ti shtohet zeri per Komunat e Lugines.
Shqiptaret e komunave te Lugines kane nevoje per garantimin e te drejtave te tyre ne perputhje me konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo qe te perdoren per interesa te Serbise per tregti territoresh. Eshte fakt i pamohueshem se Serbia gjithnje ka dashur t’u perdori si plaçke tregu dhe per shkembim territoresh. Personalisht une kam qene dhe jam gjithnje per paprekeshmerine e kufijve te Kosoves dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kunder çdo diskutimi per keto çeshtje. Mendoj se te njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosoves eshte gabim i madh dhe historik, eshte ne nje fare menyre nje zhberje e qellimit dhe rezultatit te luftes dhe kapitullimit te Serbise. Por kjo eshte edhe nje zhberje e Kosoves te çliruar ne vitin 1999, te njohur ne dokumentat nderkombetare dhe nga mbi 115 shtete perfshi ketu 95% te vendeve te lira te botes.
Theksova se Republika e Kosoves eshte shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t’i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.
Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnje borxh Serbise dhe se ajo nuk ka asnje pellemb toke te territorit te saj pasi e kunderta eshte e vertete, u shpreha se te pranosh idene e ndarjes se Kosoves ne nje menyre apo ne nje tjeter mbeshtet idene dhe perpjekjen e Beogradit per Serbine e Madhe ne kurriz te Kosoves. Ne rajonin tone, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica jane disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.
Minoriteti serb ne Kosove, ne perputhje me Dokumentin e Ahtsarit eshte shpallur superminoritet. Atij i jane dhene dhe garantuar te drejta qe nuk i ka asnje minoritet ne Europe, ndaj pretendimi i Serbise per tre Komunat e Mitrovices nuk ka te beje aspak me garantimin e lirive dhe te drejtave te serbeve por ka te beje vetem me vazhdimin e idese se serbomadhise dhe eshte pretendim territorial ndaj nje shteti sovran te pavarur me qellim zhberjen e Kosoves!
Theksova se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kane qene serbet ata qe kane kerkuar gjithnje dhe me insistim patologjik, edhe para shpalljes se pavaresise se Republikes se Kosoves, ndarjen apo tregtine me territoret e saj. E verteta eshte se ne kete rast Serbia kerkon te beje tregti, te perdore si plaçke tregu territoret shqiptare pasi ajo eshte e shqetesuar nga zgjimi gjithnje e me i madh i vetedijes kombetare tek banoret shqiptar te Pazarit te Ri.
Per te gjitha keto u shpreha se jam kategorikisht kunder dhe se kam bindje se keto perpjekje destabilizuese te Serbise do te deshtojne. Theksova se cdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet te jete nje marreveshje midis dy vendeve te pavarura qe njohin dhe respektojne integritetin territorial te njeri – tjetrit.
Ju nuk duhet ne asnje menyre te behi shkak per keto pazare. Lugina duhet te jete Lugine paqeje, bastion i pamposhtur i vlerave, botes shqiptare dhe europiane, me qytetare te barabarte para ligjit dhe ne rast se Serbia nuk pranon keto parime vetkuptohet qe ajo nuk kerkon marreveshje por konfliktualitet dhe destabilizim! sb
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post