Kënaqësi të prisja në takim Deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari, shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike në Itali. 



Përballë sfidave të narko-shtetit të parë në Europë, i cili përdor politikisht sistemin gjyqësor
për të goditur opozitën e vendit dhe liderat e saj, PD ka bërë gjithçka për t’i mbetur besnike vlerave themeluese dhe karakterit të saj
europian.


I rikujtova deputetes Tassinari se kjo situatë shpaloset në kufijtë e të pabesueshmes, dhe rastet e shumta të përfaqësuesëve socialistë të lidhur me krimin e organizuar në Itali
dëshmojnë se narko-regjimi i Edi Ramës është një sfidë madhore për të dy vendet.




E falenderova deputeten për tre rezolutat e IDU, CDI dhe Partive Popullore Evropiane
ku bën pjesë dhe Forza Italia, pasi ato janë çertifikimi i këtij regjimi narko-diktatorial në nivel ndërkombëtar. Një regjim që është mbështetur nga ndërhyrjet unike të Fondacionit Soros, i cili ka patur në Shqipëri aksesin dhe influencën më të gjërë krahasuar me çdo vend tjetër. 


Për sa më lart, ndamë pikëpamjen se ndryshimi i orientimit politik në Shtetet e Bashkuara është një moment historik
për t’i ofruar arenës ndërkombëtare një qasje krejt të re. Në këtë kontekst, garantimi i një paqeje efektive dhe afat-gjatë në Europë, përfshi në konfliktin në Ukrainë, duhet të shihet si një prioritet absolut.

Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet në respektimin e këtyre angazhimeve duke e kthyer Shqipërinë e madhërishme në një realitet të prekshem për çdo bashkëkombas. 

Rikthimi i dinjitetit të ushtrisë dhe policisë përballë narko-pushtetarëve, garantimi i barazisë përballë ligjit
, dhe mbrojtja e vlerave dhe buxhetit të familjes shqiptare, PD do të bëjë gjithçka që Shqipëria t’i kthehet shqiptarëve më e begatë, më e fortë dhe më pasur se kurrë. 

