Ish kryeministri Sali Berisha është sot i pranishëm në Elbasan, ku prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Lçiano Boçi.
Boçi ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit, dhe ka vendosur të kandidojë për bashkinë e Elbasanit.
Ai ka denoncuar shpeshëherë abuzimet e kryera në Bashkinë Elbasan, si ato me natyrë sociale ashtu dhe abuzimet me pushtetin nga drejtuesit aktual në bashki.
Të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë mbushur sallën sot në Elbasan dhe kanë dalë në përkrahje të Boçit.
Në këtë vizitë elektorale, Berisha shoqërohet gjithashtu nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Kujtojmë se, pavarësisht që parti e parë e koalicionit është PL e Ilir Metës, kandidaturat për Kryebashkiakë në zgjedhjet e 14 majit kanë dalë nga Partia Demokratike dhe procesi i primareve. Ndryshe, ka funksionuar më kandidatët për Këshilltarë të cilët janë ndarë sipas një liste të caktuar nga Kodi Zgjedhor.