Sali Berisha ka shkuar sot në qytetin e Krujës nga do të bëjë dhe prezantimin e kandidatit për Kryetar Bashkie në Krujë, Agron Lokën. Kujtojmë se Agron Loka në vitin 2022 ka prezantuar kandidaturës për Primaret për bashkinë e Krujës për zgjedhjet vendore të 14 majit. Prezantimin e bëri nga selia e PD-së ndërsa u kërkoi qytetarëve që t’i besojnë votën.
Loka tha se qyteti është në varfëri dhe mjerim dhe se e gjitha vjen si shkak i korrupsionit të qeverisë socialiste. Sipas Lokës, bashkia aktuale ka treguar se nuk ka asnjë plan, asnjë mbështetje dhe asnjë vizion për zhvillimin e Turizimit dhe llojeve të tij, në një kohë që potencialet turistike të Krujës janë të mirënjohura përtej kufrit shqiptar.