Kreu i PD-së ka shkuar sot në qytetin e Kukësit, ku do të bëjë dhe prezantimin e kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamatin.
Së pari, ai është ndalur në Rrugën e Kombit, në të cilën kanë dalë disa simpatizantë të tijë që e kanë pritur me brohorima dhe përqafime. Kryedemokrati, vazhdon kështu punën për prezantimin e kandidatëve të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, me parti të parë Partinë e Lirisë, por nëpërmjet një marrëveshje nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, është vendosur që kandidatët për garën e 14 majit në zgjedhjet lokale do jenë ata që janë zgjedhur nga PD-ja.
Sakaq, kujtojmë që Partia Demokratike e ka bërë këtë përzgjedhje me procesin e Primareve, ku sipas Berishës, demokratët me vullnetin e tyre të lirë, i kanë zgjedhur vetë përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet për Kryebashkiakë dhe Këshillin e Bashkisë.
Discussion about this post