08:34 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha prezanton “Kartën e Konsumatorit”: Qytetarët do të rimbursohen 100% për produktet! Ja si do të funksionojë

13:23 | 16/12/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha prezanton “Kartën e Konsumatorit”: Qytetarët do të rimbursohen 100% për produktet! Ja si do të funksionojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar një masë të re për të lehtësuar barrën financiare të pensionistëve dhe familjeve në vështirësi ekonomike.

Në një konferencë për mediat, Berisha propozoi krijimin e një “karte të konsumatorit”, që do të mundësojë rimbursimin e 100% të TVSH-së për produktet bazë të shportës për çdo pensionist dhe çdo familje që është në vështirësi ekonomike.

Ai shprehu shqetësimin se pensionistët po përballen me një barrë të rëndë për shkak të TVSH-së, të cilën e paguajnë për çdo produkt ushqimor, duke e krahasuar këtë me pagat e larta të funksionarëve të lartë të shtetit.

“A mund ta imagjinoni ju, paguan pensionisti 500 euro TVSH për ushqimet që përdor në muaj, paguan njëlloj sa presidenti i Republikës që merr mbi 5 mijë euro apo Edi Rama që i afrohet aty, për të mos thënë Dumani me 7 mijë euro. A ka më çnjerëzore se kjo?”, tha Berisha, duke theksuar se shumë pensionistë janë të detyruar të paguajnë shuma të mëdha për ushqime.

Berisha shpjegoi se ka dy mundësi për zbatimin e kësaj skeme, njëra për të ulur TVSH-në për produktet ushqimore dhe tjetra për të hequr tërësisht këtë taksë, por ai argumentoi se mënyra më e drejtë është që TVSH të mbetet e pandryshuar dhe që rimbursimi të bëhet vetëm për pensionistët dhe familjet që përballen me vështirësi ekonomike.

Ai gjithashtu përmendi një mekanizëm të ri për të shmangur evazionin fiskal, ku çdo faturë e poseduesit të kartës do të depozitohet, do të kontrollohet dhe rimbursohet pas një periudhe 6-mujore.

“Ekspertët e ekonomisë dhe fushës dixhitale kanë një skemë të shkëlqyer për të shmangur çdo lloj evazioni, pasi çdo faturë e atyre që paraqesin këtë kartë, do depozitohet në një server dhe në krye të 6 muajve do bëhet bilanci, 20-30 ditë mbrapa dhe poseduesi i kartës do marrë të gjithë pagesat që ka bërë për TVSH-në”, tha Berisha.

 

Etiketa: berisha
Pas

Teatri i ri i Kukullave, Rama: Përpjekje për sa më shumë hapësira për fëmijët

Para

SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, ankimon heqjen e masës në Apelin e GJKKO

Para
SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, ankimon heqjen e masës në Apelin e GJKKO

SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, ankimon heqjen e masës në Apelin e GJKKO

Discussion about this post

 



Të Fundit

Veliaj kërkon liri nga burgu, gjykata e lartë vendos në dhomë këshillimi

Rama: Po përfundojmë punimet për korsi të reja në autostradën Tiranë–Durrës

Trump premton më shumë armë për Ukrainën: “Ata Po Goditen Rëndë”

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

1,400 të vdekur dhe një ish-kryeministre në gjyq: Bangladeshi kërkon drejtësi

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.