Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Byro Politike” përballë gazetarëve Baton Haxhiu dhe Lorenc Vangjeli ka folur për protestën e opozitës. Sipas tij ajo ishte një protestë qytetare.
“Ka pasur mijëra qytetar pa parti dhe qindra socialistë. Ishte protestë e thirrur nga partitë politike, por ishte qytetare. Një opozitë që mori goditje në 25 qershor në 100 ditët e para të qeverisë u ngrit fuqishëm. Kjo protestë kishte një sintonizim të PD dhe LSI, që do të thotë se kimia funksionoi.” u shpreh ish-kryeministri. Sa u përket pjesëmarrësve Berisha tha se shifrat t’ia lëmë bulevardit, por ajo ishte një protestë gjigande. (J.V/Faxweb)