Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video ku dallohet një sipërfaqe toke që po digjet. Me këtë video Saliu shprehet se ky zjarr ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Tepelenë.
Në postimin e tij, deputeti demokrat nuk lë pa ironizuar Ramën dhe qeverinë e re të tij, të cilën e bëri zyrtare ditën e djeshme në Asamblenë e Partisë Socialiste.
“Zjarr në Tepelenë përballë Ujit të Ftohtë tani që kemi Timonierin me Xhafën që nuk iu cënon hashashin!”, shprehet Berisha. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post