19:52 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha publikon videon: Faktohet blerja e votave në Babrru, delegjitimon procesin

15:18 | 09/06/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha publikon videon: Faktohet blerja e votave në Babrru, delegjitimon procesin

Akuzave për blerjeve të votave demokratët këtë të hënë i bashkëngjitën edhe një video që sipas tyre vërteton se zyrtarë të ndryshëm të Partisë Socialiste u kanë dhënë para qytetarëve në këmbim të votës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa publikoi këtë video që sipas tij është xhiruar në Babrru të Tiranës, pohoi se të gjithë personat që shihen janë identifikuar si eksponentë të partisë në pushtet, por nuk tregoi asnjë emër të tyre.

“Paraqesim para medieve, para shqiptarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar, fakte të pakundërshtueshme të farsës që delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet. Ishte shumë demonstrues ky rast sepse është shumë e rrallë të kapësh ndarjen e parave. Po ja që është evident”, tha Berisha.

Pas vendimit të KAS për hapjen e kutive të votimit në tre qarqe, Berisha përsëriti thirrjen e tij për kandidatët se çdokush që ka pretendime të kërkojë transparencën. “Çdo njeri që ka dyshim për numërimin e votave në komisionet e numërimit le të kërkojë rinumërim dhe kjo pa asnjë lloj dyshimi se ky rezultat mund të jetë ky apo ai por vetëm se gjykoj se transparenca është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur çdo dyshimi që tjetri ka. Asnjë lloj tendence nuk kam unë në këtë proces”.

I pyetur nëse do të kërkojnë ndëshkime të numëruesve që kanë tjetërsuar votat, kreu i PD pohoi se çdo rast do të vlerësohet duke mos përjashtuar paditë kundër tyre.

“Qëndrimet do mbahen. Sigurisht do vlerësohen sipas rastit. Nuk ka diskutim që do mbahet çdo qëndrim ligjor që i takon një force që i përmbahet shtetit ligjor. A do shkojnë apo jo në Skap, atë nuk mund të them se do vendosin ata… kjo është bërë mbi bazën e kërkesave individuale të kandidatëve”, tha ai.

Kreu i opozitës premtoi vijimin e betejës për denoncimin e asaj që e quan farsë zgjedhore, ku pohoi se në ditët në vijim do të paraqesë prova të reja për çdo akuza të bërë prej tyre.

Pas

Mbështesim kërkimin shkencor, Manastirliu: Shpallen 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Para

“Miqësorja më e shikuar në histori”, Tifozat Kuq e Zi “godasin” pas Shqipëri-Serbi: UÇK-në e kemi në zemër, nuk na interesojnë gjobat!

Para
“Miqësorja më e shikuar në histori”, Tifozat Kuq e Zi “godasin” pas Shqipëri-Serbi: UÇK-në e kemi në zemër, nuk na interesojnë gjobat!

“Miqësorja më e shikuar në histori”, Tifozat Kuq e Zi “godasin” pas Shqipëri-Serbi: UÇK-në e kemi në zemër, nuk na interesojnë gjobat!

 



Të Fundit

Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin Ajatollah Ali Khamenei

Presidentja e RMV: Sa më të bashkuar, aq më rezistentë përballë sfidave, pengesat e kaluara s’do ta ndalin integrimin

Samiti i SEECP, presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, të gjendet gjuha diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

Bashkëpunim kundër krimit –Tiranë, Forumi i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Rajonit

Sulmet ajrore me dronë e raketa, si Izraeli po shkatërron infrastrukturën bërthamore të Iranit

“Fortesa bërthamore” e Iranit nën tokë sfidon Izraelin! Pse Fordow është i paprekshëm edhe nga bombat më të fuqishme ajrore

Raporti i OBSH: Sëmundjet kronike të frymëmarrjes, mbi 80 mln të prekur në Evropë

“Jemi të tmerruar dhe të rraskapitur”/ Radhë të gjata trafiku, mijëra njerëz largohen nga Teherani teksa sulmet vijojnë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.