Ish-kryeministri Berisha ka bërë një tjetër denoncim në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.
Berisha shkruan se 13 bashki të vendit dhe një seri institucionesh nuk kanë paguar sigurimet për punonjësit duke i trajtuar si skllevër.
Ky është një akt kriminal, thotë ai, nga shteti i Noriegës dhe i bën thirrje Prokurorisë të hetojë.
DENONCIMI:
Vete shteti ne te zeze, sistem skllaverie!
Te dashur miq, mediat njoftojne se 13 bashki te vendit dhe nje seri institucionesh publike nuk kane paguar sigurimet shoqerore per punonjesit e tyre duke i mbajtur ata ne te zeze si skllever te vertete. Ky eshte nje akt kriminal, antikushtetues ne shtetin e Norieges, qe meriton ndeshkim ligjor shembullor.
Kjo eshte veper e vjedhjes, shperdorimit te buxhetit te shtetit direkt nga drejtuesit per perfitime personale. Ligjet e vendit parashikojne ndjekje penale per sipermarresit privat qe mbajne qofte dhe dy punetore te pasiguruar, kurse ne shtetin e Norieges, ne sektorin buxhetor jane mijera punonjes te pa siguruar.
Duke denuar me ashpersine me te madhe sistemin e skllaverise shteteror, i bej thirrje prokurorise te vendos menjehere para ligjit keta drejtues te korruptuar! sb
(BH/Shuplaka)