Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë diskutimeve në seancë plenare, kërkoi që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës në vend. Ai tha se shumë qytetarë në vend kanë mbetur pa energji elektrike, pa ujë dhe pa bukë.
“Problemi më themelor se sa problemi i zgjedhjeve nuk ka, por do kërkoj mirëkuptimin të ndalem në një problem tjetër, i cili sot është imediat dhe po vepron me egërsi dhe pa mëshirë nga jugu dhe veri të vendit. Ka zhytur në mungesë dritash, ujë , buke mijëra familje shqiptare kurse qeveria krihet ose del për gjah. Nëse kjo qeveri dhe kjo mazhorancë do të kishte ndjeshmërinë më të vogël ndaj kësaj situate tepër të rëndë, nuk do mund kurrë të qëndronte pa shpallur gjendjen e emergjencës. Ka me dhjetra mesazhe nga qytetarët, të cilët nuk kemi të hamë.”, tha Berisha në fjalën e tij.
Deklarata e ish-kryeministrit erdhi në një kohë kur deputetët e të dyja kahëve po diskutonin për reformën zgjedhore dhe numërimin e votimin elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit. (A.R/SHUPLAKA)