04:41 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Qytetarët me rrogë minimale e poshtë, të gjithë do të pajisen me kartën e konsumatorit

19:55 | 10/01/2025
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Qytetarët me rrogë minimale e poshtë, të gjithë do të pajisen me kartën e konsumatorit

Ne vendosim minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh nënkupton që, të paktën 500 mijë shqiptarë, ose më shumë, në qoftë se nuk marrin asgjë, ose marrin 60 euro, ose marrin 120 euro, ose marrin 170 euro. Që të gjithë, pa përjashtim, 3 muajt e parë të qeverisjes sonë do të marrin 200 euro. Dhe kjo përbën ndryshim.

Mos harroni se, janë 244 mijë pensionistë që marrin pensione të plota. Kurse jo të plota, marrin 246 mijë e 500 pensionistë, që marrin pensione nga ta zëmë 140 gjer në, pjesëtoje pastaj me proporcionin. Merr fund kjo. Të gjithë këta do të marrin 200 euro.

Të gjithë të papunët do të marrin 200 euro. Të gjithë qytetarët me ndihmë ekonomike do të marrin 200 euro. Pra, me këtë shperndarje të re, ne i japim përgjigje numërimit të kafshatës.

Sikundër, këta qytetarë me rrogë minimale e poshtë, të gjithë do të pajisen me kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit nënkupton, rimbursimin e TVSH-së të ushqimeve bazë dhe kjo sipas llogarive të ekspertëve është e barabartë me 3 pensione.

Pra, një pensionist nuk merr më, krahasuar me këto që merr sot, nuk merr më, 12, por do të marrë 15 pensione me rikthimin që iu bëhet TVSH-së për ato që blen ushqimet bazë.

Rrogë minimale nuk mund të ketë në territorin e Shqipërisë nën 500 euro. Çdo sipërmarrës do të jetë i detyruar të paguajë rrogën minimale 500 euro. Absolutisht, jemi të gatshëm të studiojmë të gjithë pasojat, rroga minimale nuk është pa pasoja te punëdhënësi. Por jemi të gatshëm të studiojmë të gjitha pasojat dhe të ndihmojmë bizneset në mënyrë që t’u lehtësohet aplikimi i kësaj rroge dhe asnjë qindarkë më i ulët.

A është i mundur? 100%. E kam thënë, dhe do e përsëris prap e prap.

Rroga minimale në Rumani në vitin 2013 ka qenë 800 lei. Ka qenë pra, 160 euro. Rroga minimale sot në Rumani është 3300 lei, është pra 780 euro.
Dhe Rumania nuk ka ngelur, nuk është rritur papunësia me këtë, nuk kanë falimentuar ndërmarrjet me rritjen e rrogës minimale. Jo!

Nuk mund të bazojmë ne më tutje suksesin mbi rroga qesharake, ta kemi shumë të qartë këtë. Po, ne jemi besimplotë se, biznesi do e përballojë me shumë sukses këtë, apsi ne do të krijojmë lehtësira tjera, një zinxhir lehtësirash tjera mbi biznesin.

Por shqiptarët nuk mund të paguhen më ndën 500 euro, dhe këtu fillon starti. Ata merrnin në 2013, 20-30 euro më pak se ne, dhe tani marrin 300-400 euro më shumë se ne. Pra, merr fund kjo.

Ne duhet t’i ngulisim në mendje çdo shqiptari se ne do të përmbysim skemën aktuale të shpërndarjes së të ardhurave. Energjinë elektrike e keni patur 77, do të zbresë në 70 për 300 kilovatët e parë.

E keni patur 60 për biznesin, prap do të zbresë te 60. Gjatë këtyre viteve me HEC-et private, prodhimi i energjisë po shkon drejt dyfishimit të asaj që prodhonim para strategjisë sonë të ndërtimit të HEC-eve. Plus që ka burime të tjera nqs krijohen probleme, është TAP-i dhe mundësi të tjera.

Pra, ne do ulim energjinë. Kjo që, bëri ky, ulje me 10 lekë, nga 95 në 85 dhe vetëm për një vit, kjo është cinike dhe fyerje për qytetarët. Sepse kjo është thjeshtë një pilulë elektorale.
Po njeriu me furnizimin e energjisë nuk luan me pilula elektorale. Jo!

 

Pas

“Dyer të hapura për nxënësit dhe qytetarët”, Proda, takim me nxënësit për sigurinë në shkolla, sigurinë kibernetike dhe sigurinë rrugore

Para

Vota e diasporës/ Berisha shpjegon procedurën: Gjer më 12 mars regjistrohuni në portalin e PD-së për të votuar në zgjedhje

Para
Vota e diasporës/ Berisha shpjegon procedurën: Gjer më 12 mars regjistrohuni në portalin e PD-së për të votuar në zgjedhje

Vota e diasporës/ Berisha shpjegon procedurën: Gjer më 12 mars regjistrohuni në portalin e PD-së për të votuar në zgjedhje

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.