Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shpërthimin e mbrëmshëm që pati kryeministri Edi Rama, në studion e Opinion, teksa diskutohej lidhur me aferën e inceneratorëve.
Berisha shprehet se Rama nuk ka respektuar asnjë rregull të distancimit fizik, teksa ka shkuar pranë gazetarëve, i tërbuar, për shkak se afera me plehrat mund ta çojë edhe në bùrg.
“Skene e papare! Nuk thuhet kot per te se godet ministra ne mbledhje qeverie dhe ne zyre. Edvin Hajdutit i iken tepeleku, i kapur mat nga mega afera korruptive e tij prej 430 milione euro e djegesave.
Ai u versulet i tmerruar nga faktet gazetareve ne studio si brigand, duke shkelur çdo rregull etik, shendetesor nga tmerri dhe terbimi.
Kjo sepse ai e di se ka kryer megavjedhje per te cilen do te denohet se paku 32 vjet Bùrg!”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale, ndërkohë që mbrëmë ai sulmoi po Ramën, me një mesazh te Fevziu, duke i kujtuar dhe nënën që ka ndërruar jetë.
Duke u viktimizuar, Rama e quajti Berishën kokërr mjerimi, që nuk njeh skrupuj as ndaj personave që tashmë nuk janë në këtë jetë.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post