Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për seancën dëgjimore të kryeministrit Rama për çështjen CEZ. Sipas tij kjo është një seancë historike, pasi për herë të parë ai doli publikisht i çmontuar para publikut.
Për Berishën ai ka pranuar përfshirjen në afera korruptive.
Statusi i plotë i Berishës:
Seance hetimore parlamentare historike:
– Rama, apo rrensi ambulant siç e quajti deputeti Helidon Bushati, çmontohet dhe del cullak para publikut ne komisionin hetimor parlamentar
-Ai pranon se gjate fushates elektorale qendroi ne anen e ÇEZ
-Ai fajeson Gjiknurin per letren qe avokati nderkombetar i dergon vet Rames
– Ai pranon korrupsionin se fali 634 milione euro nga presioni i qeverise çeke per statusin e kandidatit.
– Ai pranon se avokati nderkombetar i dergoi leter atij, ne te cilen i kerkon te mos negocioje direkt me ÇEZ pasi Shqiperia e ka te fituar çeshtjen ne Arbitrazh.
– Ai deshmon se letren qe avokati i kishte derguar atij, ai ia dergoi Gjiknurit, duke fundosur edhe kete te fundi.
– Ai pranoi se perjashtoi nga negociatat avokatin ndrkombetar, qe vet qeveria e tij e paguante,pasi ai ishte kunder marreveshjes me ÇEZ dhe merrte persiper fitoren e sigurte te pales shqiptare ndaj ÇEZ ne arbitrazh
– Pranon se kerkoi ndihme nderkombetare per t’ju shitur marreveshjen si te mire, qytetareve shqiptare.
Me pohimet e sotme, Rama mori persiper firmosjen e vjedhjes me te madhe, ne bashkepunim, ne historine e shtetit shqiptar!