Ish-kryeministri Berisha, i ftuar në emisionin “360 gradë.al” ka deklaruar se kryeministri Rama i kishte bërë shenjë kryetarit të rojeve të gardës për ta ndaluar atë, ndërsa shkoi të merrte fjalën në foltoren e Kuvendit. Berisha tha se Rama i bëri pritë në një akt skizofrenie, duke shtuar se Rama dje ka ekzekutuar Parlamentin.
“Edi Rama i bëri shenjë kryetarit të rojeve të gardës dhe rojet më bënë pritë. Ajo nuk mund të ndodhë kurrë, por Edi Rama është i sëmurë psiqik se një njeri normal nuk mund të bëjë një veprim të tillë. Edi Rama dje ekzekutoi Parlamentin në një akt skizofrenie ”, tha Berisha.
Ish-kryeministri iu referuar gjithashtu edhe çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE. Ai tha se nëse Rama do kishte kredenciale negociatat do ishin hapur por kjo nuk ka ndodhur sepse kredencialet e tij janë të zeza.
“Nëse Rama do kishte kredenciale Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë stad të marrëdhënieve me BE-në, por Edi Rama i ka pasur kredencialet e zeza. Nëse Shqipëria nuk merr negociatat shëndërrohet në delen e zezë të Ballkanit”, deklaroi ai. (B.H/Faxweb)