Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan së fundmi për seancën e jashtëzakonshme të zhvilluar pasditen e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë.
Ai e ka cilësuar si seancë historike të parlamentit shqiptar, ku parlamenti mes të tjerash votoi marrëveshjen e 18 majit, grupet e Vettingut, zhvilloi në heshtje ceremoninë e funeralit të “Rilindjes”.
Berisha nuk ka lënë pa thumbuar kryeministrin duke e cilësuar me një kapiten, i cili mbyt në ujë ekuipazhin për të shpëtuar lëkurën e tij.
Reagimi i Sali Berishës:
Mbreme, nje seance historike e parlamentit shqiptar!
Seanca e mbremshme ishte vertet historike sepse:
– Parlamenti votoi marreveshjen e dates 18 maj, me te cilen fitoi Shqiperia dhe cdo shqiptar
– Parlamenti votoi grupet e vettingut nga opozita, duke hapur rrugen e avancimit te reformes se drejtesise dhe deshmuar keshtu fallsitetin e akuzave absurde qe iu bene opozites nga Rama dhe papagajte e tij.
– Parlamenti, ne heshtje zhvilloi ceremonine e funeralit te “Rilndjes”, e cila vdiq pas 44 muaj jete pasi shkaterroi Partine Socialiste, mbushi vendin me krim e droge, varferi e mjerim. Ndjese paste, Amin!!
– Edi Rama, ngjante mbreme me ate kapitenin, qe pasi ka mbytur ne stuhi gjemine, mbyt ne uje edhe ekuipazhin e vet per te shpetuar lekuren e tij. I pashprese, Amin! sb
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post