22:26 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Berisha: Rama nxiti Serbinë duke iu servilosur Vuçiç-it!

21:00 | 16/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha akuzon Olsi Ramën: I përfshirë në trafik kokaine (VIDEO)

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, se do të ndëshkojë Kosovën.

Megjithatë sipas tij, këtu ka luajtur rol edhe politika e kryeministrit aktual shqiptar, Edi Rama.

“Nuk ka asnje dyshim se, ne keto qendrime arrogante te Beogradit zyrtar ndaj Kosoves, nje inkurajim dhe nxitje reale ka qene dhe eshte politika aktuale e Tiranes zyrtare. Edi Rama, per interesa qartesisht jo shqiptare dhe protagonizem personal, me vizitat dhe takimet e shpeshta me kreret e Beogradit, qellimshem eshte perpjekur te defaktorizoje Kosoven dhe udheheqjen e saj politike ne marredheniet midis Kosoves dhe Serbise. Ketu qendron dhe nje nga shkaqet e provokacionit te ulet te Beogradit me trenin e serbomadhise dhe ultimatumit te Vuçiç pas deshtimit me trenin e serbomarrezise.”, shkruan Berisha në Facebook.

Akuzat e tij Berisha i bazon në reagimin e kryeministrit në Facebook, lidhur me trenin serb që u nis nga Beogradi në Mitrovicë me parrulla nacionaliste dhe që shkaktoi aq shumë tensione midis Serbisë dhe Kosovës.

“Ne reagimin e tij tejet te vonuar, dje Edi Rama nuk guxoi ti pergjigjej direkt Sandrit te tij por foli me te nepermjet Enverit dhe jo pa qellim zgjodhi Enverin. Natyrisht Enveri u zgjodh per mesazh per dy arsye; se pari ‘Sander mos u merzit se e kam me Enverin dhe jo direkt me ty, se ne jemi miq”, se dyti “zgjodha Enverin (dhe Enverit qe i shkruajti Rames i kerkoj ndjese dhe e pergezoj per shqetesimin e tij) dhe jo Ademin pasi e dini vet se çfare ishte Enveri per ju’.

Duke denuar dhe nje here ultimatumin e Beogradit dhe mbeshtetur plotesisht qendrimin e vendosur dhe te matur e dinjitoz te autoriteteve te Kosoves shpreh shqetesimin tim serioz per qendrimet e Edvin Kristaq Rames dhe servilizmin e tij te trasheguar ndaj Beogradit, ne traditen me antishqiptare te eterve te tij. Gjithashu i bej thirrje komunitetit nderkombetar te qendroje dhe te denoje haptas skenaret destabilizues te Serbise ne rajon!”, shkruan Berisha.

Shkrimi i plotë:

Rama, Sandri dhe Enveri!

Te dashur miq, dje kreu ekzekutivit serb, Aleksander Vuçiç, i famshem per nismen e tij “nje shtepi per Ratkon”, pra per te fshehur kryekriminelin Ratko Mlladiç, pasi deshtoi me provokacionin e ulet te marshimit drejt Kosoves me trenin e serbomadhise, vazhdoi dje agresionin verbal ndaj shqiptareve me kercenimin, ultimatumin me arrogant e paranojak qe nje kryeminister serb ka formuluar kete shekull ndaj shqiptareve dhe Kosoves.

Keshtu, Vuçiç, pasi u detyrua te ktheje me bisht nen shale trenin e serbomarrezise, nga agresor u kthye ne viktime dhe paralojmeroj shqiptaret “te rrijne urte” se nje here te dyte “nuk do t’i fale”. Keshtu, Vuçiç kercenoi per ndeshkim Kosoven sikur po fliste per nje qytet te Serbise dhe jo per nje shtet te pavarur, me te cilin ka humbur luften dhe firmosur kapitullimin me Aleancen e Atllantikut te Veriut.

Natyrisht nga kreret e sotem te Beogradit nuk mund te pritet asgje tjeter perveç perpjekjeve per te destabilizuar rajonin. Skenari i trenit me simbole dhe bashibuzuke te serbomadhise drejt Kosoves erdhi pas sherrnajes qe Beogradi beri me Kroacine, deshtimit te grushtit te shtetit qe organizoi ne Mal te Zi. Te gjitha keto deshmojne se Serbia ka pasion te mbetet delja e zeze e Ballkanit dhe se elita politike serbe nuk del dot jashte kesaj orbite.

Nuk ka asnje dyshim se, ne keto qendrime arrogante te Beogradit zyrtar ndaj Kosoves, nje inkurajim dhe nxitje reale ka qene dhe eshte politika aktuale e Tiranes zyrtare. Edi Rama, per interesa qartesisht jo shqiptare dhe protagonizem personal, me vizitat dhe takimet e shpeshta me kreret e Beogradit, qellimshem eshte perpjekur te defaktorizoje Kosoven dhe udheheqjen e saj politike ne marredheniet midis Kosoves dhe Serbise. Ketu qendron dhe nje nga shkaqet e provokacionit te ulet te Beogradit me trenin e serbomadhise dhe ultimatumit te Vuçiç pas deshtimit me trenin e serbomarrezise.

Ne reagimin e tij tejet te vonuar, dje Edi Rama nuk guxoi ti pergjigjej direkt Sandrit te tij por foli me te nepermjet Enverit dhe jo pa qellim zgjodhi Enverin. Natyrisht Enveri u zgjodh per mesazh per dy arsye; se pari “Sander mos u merzit se e kam me Enverin dhe jo direkt me ty, se ne jemi miq”, se dyti “zgjodha Enverin (dhe Enverit qe i shkruajti Rames i kerkoj ndjese dhe e pergezoj per shqetesimin e tij) dhe jo Ademin pasi e dini vet se çfare ishte Enveri per ju”.

Duke denuar dhe nje here ultimatumin e Beogradit dhe mbeshtetur plotesisht qendrimin e vendosur dhe te matur e dinjitoz te autoriteteve te Kosoves shpreh shqetesimin tim serioz per qendrimet e Edvin Kristaq Rames dhe servilizmin e tij te trasheguar ndaj Beogradit, ne traditen me antishqiptare te eterve te tij. Gjithashu i bej thirrje komunitetit nderkombetar te qendroje dhe te denoje haptas skenaret destabilizues te Serbise ne rajon!(D.D/Shuplaka)

 

 

 

 

Pas

Ekzekutimi i tre biznesmenëve të ndërtimit në Durrës, policia rihap dosjet

Para

Veliaj me Ajolën në ekspozitën e “Novecento-s italiane”, Rama pa Lindën (FOTO)

Para
Veliaj me Ajolën në ekspozitën e “Novecento-s italiane”, Rama pa Lindën (FOTO)

Veliaj me Ajolën në ekspozitën e "Novecento-s italiane", Rama pa Lindën (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kosovë/ Dy policë përfundojnë dëshminë për rastin ‘Banjska’

“Historia nuk mohohet por futbollin lëreni të qetë’, Gazetari Lundra: Shqipëria tregoi dinjitet dhe maturi, fitojmë në Letoni”

Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.