11:02 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Berisha: Rama urdhëron Saje Qorrin të sulmohen me drogë deputët e LSI-së

15:20 | 28/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Rama urdhëron Saje Qorrin të sulmohen me drogë deputët e LSI-së

Pas zhvillimeve të djeshme politike, ku ministri Lefter Koka akuzoi policinë për presion në Durrës dhe e lidhur me drogën dhe  porosisë së LSI-së për deputetët e kryebashkiakët që duhet të kenë kujdes se policia mund t’u vendosë drogë në makinë, reagon ish-kryeministri Sali Berisha.

Rama urdhëron Saje Qorrin të sulmohen me drogë deputët e LSI”, thotë Berisha, teksa ngre tezën se ose Petrit Vasili vuan nga mania e persekutimit, ose vërtet Edi Rama do me çdo kusht të lidhë Ilir Metën dhe LSI-në me drogën.

KOMENTI I PLOTË:

Rama urdhëron Saje Qorrin të sulmohen me drogë deputët e LSI Vasili mbledh me urgjence grupin parlamentar të LSI!

Të dashur miq, mediat informojnë se kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka mbledhur me urgjencë grupin e tij parlamentar me kë rkesën më të çuditshme që njeriu mund të dë gjojë në historinë e një mazhorance parlamentare.

Ai iu ka kë rkuar me urgjencë deputetëve të LSI, pjesë e mazhorancë s qeverisëse, të kenë kujdes me makinat se policia do ju vendosë drogë, ndërkohe që me ligj policia nuk kontrollon makinën e deputetit.

Kështu që duhet pranuar se, ose Petrit Vasili vuan nga mani e tmerrshme e persekutimit, shenja që ai nuk i ka shfaqur kurrë, ose Edi Rama do me çdo kusht të lidhë Ilir Metën dhe LSI me drogën.

Ky vendim in ekstremis i Edi Ramës është paraprirë nga përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për t’i faturuar Ilir Metës, Eskobarin e Ballkanit. Muaj me parë sapo doli emri i Eskobarit, Rama jo vetëm përhapi fotot e inaugurimit të Santa Quaranta ku ishte i pranishëm Ilir Meta por ai informoi trupin diplomatik dhe mediat se Klement Balili, sipas të dhënave të sigurta të policise mbrohet nga Ilir Meta madje edhe fshihet prej tij, ç’ka vështirëson dhe bën pothuaj të pamundur arrestimin e tij. Por shpejt, ky variant i mbijetesës së Balilit të fshehur nga Meta, iu kthye Ramës në bumerang.

Kjo sepse në rast se Meta pengonte arrestimin e Balilit do të thotë që Rama për hir të qeverisjes nuk arrestonte Balilin, kështu që aleanca ishte e tëra në kurriz të Balilit.

Përveç kësaj, Meta vet nuk kishte asnjë fuqi ekzekutive mbi policinë as ta pengonte dhe as ta urdhëronte, kështu që ishte e qartë se Balili mbrohej direkt nga Edi Rama për të akuzuar Metën ose për të ndarë me të vetë dhe familjarët e tij milionat e eurove të krimit.

Shtoj këtu se, për të larë duart me arrestimin e Balilit, muajin e fundit, Rama me Fugën e tij hapi llafin se ai ia ka besuar FBI-së arrestimin e Eskobarit, duke menduar se u çlirua nga akuzat që rëndonin mbi të për mosarrestimin e tij.

Lëvizja e fundit e Metës për t’i kërkuar presidentit të Republikës mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sado që kishte edhe qëllime personale, ishte plotësisht e justifikuar, pasi Eskobari i Ballkanit, i bërë problem ndërkombëtar, jo që nuk po arrestohej por përkundrazi po përdorej për alibira dhe qëllime politike dhe lëshonte një hije të zezë mbi vendin tonë.

Me këtë rast përshëndes vendimin e presidentit për të thirrur për herë të dytë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi të Europës. Dhe natyrisht, thirrja herën e dytë për qëndrimin e qeverisë ndaj Klement Balilit, i shpallur nga agjensitë ndërkombëtare të luftës kundër drogës si Eskobari jo i Shqipërisë por i Ballkanit është plotësisht e domosdoshme.

Në këto kushte, në një akt hakmarrje të verbër, kreu i qeverisë/ i drejtësisë/ i policisë, Edi Rama ka urdhëruar në një akt ekstrem policinë për vendosje droge në makinat e deputetëve të LSI, anëtarë të mazhorancës së qelbësirave!

Të gjitha këto dëshmojnë kurthe, intriga, sulme, banale, vulgare, ndërqeveritare të mazhorancës së aleancës së qelbësirave, por dëshmojnë para së gjithash se mbi çfarë amoraliteti ekstrem qëndron qeverisja e këtij vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar i BE! sb (V.G/SHUPLAKA)

saliberishaok

Etiketa: LSIpetrit vasiliSali Berishavasili
Pas

Sistem pikëzimi për operatorët e transportit publik, Veliaj: Verifikojmë shërbimin

Para

”Siç premtuam”, Veliaj publikon FOTOT e shembjeve te Liqeni në Tiranë

Para
”Siç premtuam”, Veliaj publikon FOTOT e shembjeve te Liqeni në Tiranë

''Siç premtuam'', Veliaj publikon FOTOT e shembjeve te Liqeni në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në San Diego! Gjashtë të vdekur në rrëzimin e avionit privat, mes tyre edhe dy yje të Rock & Roll-it

Fletë votimi të falsifikuara dhe listë me emra zgjedhësish, vihet nën hetim pronari i lokalit në Peqin

Operacioni “Ura”/SPAK dhe Antimafia zbulojnë 29 të ndaluar, 12 në pranga, pjesa tjetër në kërkim

“Ura”, të arrestuarit në gjykatë/ Gjykata e Posaçme vendos masat e sigurisë për disa të arrestuar

Përplasi makinën e policisë dhe disa mjete të tjera, vihet në pranga i riu në Tiranë

Arrestimi i Xhevdet Plakut/ Operacioni në Durrës, policia: Ishte në kërkim, iu gjet një armë zjarri

LAJM I FUNDIT/ Aksion brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit, arrestohen disa të shumëkërkuar

Vrasja e Ilaria Sulës/ Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj, ai i mori jetën

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.