Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar sonte se Rama po lejon dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin të sillen si guvernatorë. Ai madje e ka quajtur “legen” kryeministrin.
“Ai është legen, ai lejon dy ambasadorët që të sillen si guvernatorë, vendi është vend, deklaratat e tyre janë në kundërshtim flagrant në disa qëndrime. Ka patur një duel me prokurorin, ambasadori amerikan deklaroi ndalimin e vizës, dakort, akuzoi prokurorin se ka bllokuar reformën, unë nuk di se si një prokuror mund të bllokojë reformën”, tha Berisha në një studio televizive.
Berisha ka thënë se ky nuk është qëndrimi zyrtar i qeverisë amerikane dhe se SHBA nuk kërkojnë ndërprerje për hetimet mbi Bankers.
“Së pari ka kërkuar të ndërpresë hetimet, është prokuror i përgjithshëm ai. Së dyti ka bërë presion për të mos bërë hetimet, kjo është më e rënda, atëherë ambasadori, ose sqaron këto, ose i mbyll me diplomaci, por këto nuk i kapërdin njeri”, tha Berisha.
Për ambasadoren e BE në Tiranë, Berisha tha se ajo është e njohur gjerësisht për qëndrimet e saj pro qeverisë aktuale duke e lidhur me Soros. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post