10:58 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Berisha-Ramës: “Merri këto ditë të fundit si ditë mëshire”, i lë vetëm dy zgjedhje

13:10 | 30/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha në ditën e 20 të protestës: Rama i nxjerr vrasësit dhe trafikantët nga dera e fut nga dritarja

Protesta e opozitës ka hyrë sot në ditën e 41 të saj. Nga “Sheshi i Lirisë”, ish-kryeministri Sali Berisha I bëri thirrje kryeministrit Rama që të dorëzohet. Duke iu drejtuar atij, ai e këshilloi që këto ditë të fundit t’i konsiderojë si ditë mëshire duke i lënë vetëm dy zgjedhje: burgun ose fatalitetin.

Më tepër gjatë fjalës së tij nga ky shesh, ai u ndal tek kanabizimi i vendit duke hedhur akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë, të cilin e cilësoi “Edi Droga”.

“Ne nuk humbasim dhe nuk mund ta humbim kurrë. Sot jemi këtu për momentin disa qindra, por Edi Rama ta ketë të qartë se ky bulevard do ketë qindra mijëra. Merri këto ditë si ditë mëshire që ti nuk i meriton. Duhet ta kesh të qartë fundi yt është fataliteti ose burgu. Rrugë tjetër nuk ke.

Ti meriton të kalbesh gjithë jetën në burgje. I bindur do përfundosh aty ku e ke vendin. Çdo shqiptar ta ketë të qartë si dritë e diellit se ky kryebandit ka zhytur Shqipërinë, kjo vello kanabisi ka mbuluar vendin. Kjo nuk shqitet me slogane por me të gjitha format e shoqërisë civile, për ta shporrur Eskobarin me lecka nga pushteti.

Sot vendi në mbarë botën thirret “Kolumbia e Europës”. Këtu Eskobar është kryeministri i vendit. Do pranojmë ne të qeverisemi, të shkelmohemi nga një trafikant? Jam i bindur se shqiptarët do të zgjedhin këtë të dytën. Në zgjedhjet e 2015-ës Komuniteti Ndërkombëtar konstatoi se paratë e drogës blenë votën, se mediat u kontrolluan nga qeveria.

Ky vend duhet të jemi ne? Ku dëgjohen çdo ditë drogë e kanabis. Çdo natë nisen drejt Italisë, Greqisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, dhjetëra tonelata droge. Ku është droga Edi Rama, Edi Droga? Ti mashtrove dhe botën, ke korrur 1.000 ton kanabis, janë në tunelet e ushtrisë. Ku janë sot ato. Kemi të bëjmë me një qeveri që trafikon drogë çdo natë.

Duhet guxim. Do ta fshijmë nga faqja e dheut Edi Ramën dhe drogën. Ne ta japim shpirtin po votën nuk ta japim kurrë. Do marrësh atë që meriton. Dorëzohu shpejt.

Edi Rama ka krijuar mafien e tij. Asnjë universitet privat dhe publik nuk merr përsipër të shkelë rregullin e depolitizimit. Ky është universiteti Kristaq Rama.

Të shndërrosh universitetin në kundërshtim me ligjet do ketë pasoja shumë të rënda. Iu bëj thirrje studentëve t’u tregojë vendin atij sharlatani dhe të tjerëve. Edi Rama edhe një herë të bëj thirrje “Largohu”, largohu se përveç votës së lirë  nuk ka fuqi në botë që të ndalojë marshin vullnetar, këtë revolucion.”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: akuzeedi ramaprotesteSali Berisha
Pas

Bamir Topi akuza ndaj Nishanit: Si asnjëherë tjetër nuk është mbi palët por palë

Para

Patris Berisha bën ‘provat teknike’ për të qenë baba shembullor (FOTO)

Para
Tuna  i shpreh dashurinë Patrisit, shikoni se çbën këngëtarja (FOTO)

Patris Berisha bën 'provat teknike' për të qenë baba shembullor (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në autostradën Kukës-Milot/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma”

Plagosja me armë e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Si nisi sherri

“Katastrofike”, OKB: Përkeqësohet ndjeshëm situata në Gaza

Aksident në Fushë-Milot, tre të plagosur, mes tyre dhe një 8-vjeçare

“Shkelje të rënda me votën e diasporës”/ PD: DHL ka shkelur kushtet e rënda dakord në kontratën me KQZ

Shpërdoruan detyrën duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spiralore, prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim 10 zyrtarë

Izraeli bombardon perëndimin e Sirisë, ushtria izraelitë: Goditëm depo me raketa

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

Babë e bir të armatosur në Shijak! Mbanin në banesë kallashnikov dhe pistoletë

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.