03:46 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian është një nekrologji e shtetit ligjor .Sistemi i drejtësisë është kthyer në korporata të kapura

13:14 | 11/07/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Raporti i Komisionit Evropian është një nekrologji e shtetit ligjor .Sistemi i drejtësisë është kthyer në korporata të kapura

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj Raportit të Komisionit Evropian për shtetin ligjor në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një “nekrologji të shtetit ligjor” dhe provë të dështimit të thellë të reformës në drejtësi.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se ky raport zbulon me objektivitet shndërrimin e institucioneve të drejtësisë në korporata të ndara dhe të paefektshme, që nuk bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe nuk i shërbejnë qytetarëve.

“Koordinimi ndërinstitucional mes KLP, KLGJ dhe institucioneve të tjera është inekzistent. Këto funksionojnë si korporata të ndara që sundojnë dhe jo si pjesë e një sistemi të integruar drejtësie,” – deklaroi Berisha.

Ai përmendi se 56% e gjyqtarëve janë larguar nga detyra gjatë procesit të vetingut, por vetëm në 19 raste janë referuar çështje në prokurori, çka sipas tij tregon se largimet janë bërë pa ndjekur rrugë ligjore.

Berisha denoncoi gjithashtu ndërhyrjet politike në sistem, proceset e kompromentuara të emërimeve në KLP e KLGJ, mungesën e rregulloreve të brendshme, konflikte të pashqyrtuara interesi dhe mosfunksionimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka mbi 1300 ankesa të papërpunuara.

“Raporti i KE përmend qartë ndërhyrjet e politikanëve, mosfunksionimin e shpërndarjes së paanshme të çështjeve, si dhe kufizimin e aksesit në drejtësi, veçanërisht në Gjykatën e Apelit,” – theksoi Berisha.

Ai e quajti qeverinë përgjegjëse për përhapjen e dezinformimit të qëllimshëm në publik përmes zyrave zyrtare të komunikimit, të cilat i cilësoi si “zyra të klonuara propagande”.

“Raporti nuk përdor fjalën ‘korporatë’, por de facto sistemi është kthyer në korporata që operojnë në errësirë, pa transparencë dhe nën ndikim politik,” – tha ai.

Në përfundim, Berisha paralajmëroi se Partia Demokratike do t’i paraqesë Komisionit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë fakte dhe dokumente për çdo pikë të raportit, duke nënvizuar se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se Shqipëria ndodhet në një gjendje kritike për shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.

Pas

Nga vrasja në tentativë tek grupi i strukturuar kriminal/ I dënuar për 3 vepra penale, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës

Para

Presidenti Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: 30 vite nga masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

Para
Presidenti Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: 30 vite nga masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

Presidenti Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: 30 vite nga masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.