Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve.
Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se, është tejet e hidhur se dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit në 11 vite, i të ardhurave në buxhet në 11 vite nuk ka gjetur asnjë pasqyrim në ekonominë dhe buxhetin familjar të rreth gjysmës së shqiptarëve.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat, ka renditur arsyet se pse, rritja ekonomike e vendit, në fakt nuk pasqyron aspak gjendjen ekonomike të qytetarëve.
Gjatë konferencës, lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha deklaroi se, “në agjencitë shtetërore, 90 përqind e prokurimeve fitohen nga 2-3 kompani. Shqetësimi ynë i dytë shumë i madh është gjendja e biznesit në Shqipëri, në të cilën dora e zezë e qeverisë ndërhyn në mënyrë të egër’.
Gjatë analizës së tij në konferencë me gazetarët, kryedemokrati Berisha u shpreh se, Edi Rama dhe qeveria e tij do të shpenzojnë 430 milionë euro për investitorët strategjikë, ndërsa qytetarët shqiptar fitojnë vetëm 4 euro për turist.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me zhvillimet e ditës së martë, kur është thirrur protesta tek Parlamenti, lideri i opozitës Sali Berisha, tha se do të ketë mobilitet dhe se qëllimi i opozitës është miratimi i minimumit jetik prej 200 eurosh.
Në lidhje me takimet e drejtuesve të PD, me diasporën, lideri i demokratëve Sali Berisha tha se, këto do takime do të mobilizojnë shqiptarët kudo që janë në mbështetje të Partisë Demokratike.