Ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim për trashëgiminë kulturore e cila sipas tij është në rrezik duke e cilësuar si “grabitja e Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës”.
Sali Berisha tha se Butrintin e shpërbënë me një qëllim të vetëm, që të pushtohet kepi i Stillos. Berisha deklaroi se në këtë zonë do të dërtohen 620 vila nga kryeministri Edi Rama dhe oligarkët e tij.
“Janë 620 vila që po bëhen gati, Edi Rama me oligarkët e tij. Jam njeri që kam punuar intensivisht me Fondi shqiptaro-amerikan, dhe e kam lavdëruar për suksesin e projekteve. Jam zhgënjyer thellësisht kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo të qytetëruari. Nëse qeveria shpërbën Parkun Kombëtar për abuzivitet e korrupsion, ajo është punë e çdo qytetari të civilizuar.”-tha Berisha.