20:23 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë dhe një prodhues masiv emigrantësh

11:02 | 16/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë dhe një prodhues masiv emigrantësh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta gjatë një aktiviteti mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se vendi ka hyrë në negociata pa përmbushur kriteret themelore dhe se ndodhet në një situatë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore.

Sipas Berishës, Shqipëria nisi negociatat e anëtarësimit me BE-në vetëm për arsye gjeopolitike dhe jo mbi bazën e standardeve. Ai theksoi se në momentin e hapjes së negociatave, pushteti ishte i përqendruar pothuajse tërësisht në një dorë, duke i referuar 94% të institucioneve të kontrolluara nga qeveria aktuale.

“Në vitin 2020 nisën negociatat me një qeveri që kishte përqendruar pothuajse çdo pushtet në duart e saj. Kryeministri është bërë kryetar i këshillave të të gjitha fushave, përfshirë shkencën dhe ujërat, madje edhe çdo ndërtim në vend kërkon nënshkrimin e tij”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se Shqipëria është shndërruar në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë, duke e bazuar këtë pretendim në të dhëna mbi ekonominë dhe kursin e euros.

“Ekonomia shqiptare është zëvendësuar nga narko-ekonomia. Euro është zhvlerësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të parasë informale. Ndërsa produkti industrial dhe eksportet janë në rënie të vazhdueshme, sektori i ndërtimit ka një rritje të pashpjegueshme, tri herë më të lartë se mesatarja evropiane”, u shpreh lideri demokrat.

Një tjetër shqetësim që ngriti Berisha ishte emigracioni masiv i shqiptarëve gjatë dekadës së fundit. Ai citoi të dhëna të Eurostat sipas të cilave, mbi 1 milion shqiptarë kanë lënë vendin vetëm drejt zonës Shengen që nga viti 2014.

“Shqipëria është kthyer në një vend që prodhon emigrantë dhe refugjatë. Kjo është pasojë direkte e krizës së thellë politike, korrupsionit dhe mungesës së shpresës”, tha ai.

Berisha paralajmëroi se nëse integrimi europian bazohet vetëm në stabilokraci dhe jo në standarde demokratike, kjo i hap rrugën autokracisë dhe rrezikon jo vetëm vendet kandidate, por edhe vetë Bashkimin Evropian.

Pas

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra, 3 ende aktive

Para

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Para
Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.