23:30 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Shqiptarët ikën nga vendi për shkak të varfërisë, sepse prindërit nuk mund të ushqenin fëmijët

18:30 | 19/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Shqiptarët ikën nga vendi për shkak të varfërisë, sepse prindërit nuk mund të ushqenin fëmijët

Kryetari i PD Sali Berisha së bashku me ekspertë të opozitës dhe me mbështetjen e Fondacionit të CDU gjermane ‘Konrad Adenauer’, kanë shpalosur Programin e Qeverisjes 2025-2029 për sektorin ‘Mbrojtjen e Familjes dhe Politikat kundër Shpopullimit’.

Ne fjalen e tij Berisha u shprehu një vlerësim të veçantë dhe përshëndetje, e falënderim të përzemërt Aulonit dhe anëtarëve të tjerë të këtij departamenti, të cilët kanë trajtuar këtë çështje me përkushtimin dhe seriozitetin më të madh.
E kanë trajtuar në kompleks dhe kanë bërë gjithçka që të mund të sensibilizojnë, të ndërgjegjësojnë shoqërinë e sotme shqiptare, për dramën që familja e kësaj shoqërie, më të thellë se të gjitha kohërat, e përjeton në narkodiktaturë.
Ne që kemi përjetuar diktaturën e kemi shumë të qartë se, në rrafshin ekonomik familja ishte njësia e ndarjes së varfërisë dhe Shqipëria përjetoi një nga kohërat më të vështira saqë të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin të 3-tat në botë.
Familja shqiptare në diktaturën iu nënshtruar në një përqindje të madhe terrorit, tensioneve, iu nënshtrua indoktrinimeve.
Por duhet të themi të vërtetën. Ato që përjetoi familja sot dhe këto 10 vite janë më të rëndat në tërë historinë tonë kombëtare, sepse në këto 10 vite ndodhi shpërbërja më e rrezikshme e familjes dhe e kombit shqiptar, më e madhe, më e pakrahasueshme.
Ne jemi konservatorë dhe përkthimi më i qartë i këtij termi, është tradicionalist. Ne jemi tradicional, njerëz të traditës.
Në traditë e para është familja, në traditë vlera më themelore është familja, ndaj dhe ky grup të rinjsh e morën me kaq përkushtim dhe seriozitet dhe në bashkëpunim me Aleancën për familjen, bënë gjithçka që të ndërgjegjësonin dhe vetëdijësonin shqiptarët për këtë dramë që po luhej në të vërtetë në epiqendrën e qenies kombëtare.
Në 10 vite kanë ndodhur gjenocid i butë, por gjenocid i vërtetë ndaj shqiptarëve. Kanë braktisur Shqipërinë për kushte të llogaritur vetëm në hapësirën e Bashkimit Europiane 1 milionë e 99 mijë shqiptarë.
Të marrë edhe në të gjitha vendet e tjera, këta shkojnë të paktën minimumi në 1 milionë e 400 mijë banorë. Kurrë një komb nuk ka patur një zbrazje të tillë të llahtarshme.
Dhe e tëra kjo ka patur një faktor themelor, varfërinë, varfërinë dhe mbi të gjitha varfërinë.
Thashë, nëse në socializëm njerëzit ishin të detyruar të ndanin kafshatën, kripën, lugën e sheqerit, këtu në narkodiktaturë njerëzit largoheshin sepse nuk mund të jetonin, sepse prindërit nuk mund të ushqenin fëmijët.
Kjo është arsyeja se pse nga këta 1 milionë mbi 700 mijë janë të rinj dhe fëmijë që jkanë larguar.
Asnjë komb tjetër, në asnjë luftë, në asnjë fatkeqësi natyrore nuk ka humbur materien e tij në mënyrë kaq të rrufeshme, kaq të thellë sa kombi ynë.
Ky është njëri aspekt i dramës demografike shqiptare.

Pas

Vlorë/ RENEA, zbulohen 2 shtëpi bari me pajisje të sofistikuara! 2 të arrestuar, mes tyre edhe i sapoliruari nga burgu, policia jep detaje

Para

Erion Veliaj fton qytetarët për fazën e dytë të programit të kredisë së butë: Afat deri 4 mars, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës të blejnë shtëpinë e tyre

Para
Veliaj: “Skema e re e kredive të buta, më shumë mundësi për qytetarët; 2025, viti i reformave të rëndësishme për Tiranën”

Erion Veliaj fton qytetarët për fazën e dytë të programit të kredisë së butë: Afat deri 4 mars, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës të blejnë shtëpinë e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.