10:24 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha: Sipas OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit të rreshtuara me qeverinë, po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit

13:50 | 29/05/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Për PD vota është sekret. Rama ka shkelmuar votën e diasporës, e njerëzve që votonin për herë të pa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke e cilësuar atë një farsë elektorale të bazuar në manipulim të thellë dhe ndërhyrje kriminale.

“Farsa elektorale e 11 majit 2025 u mbështet nga një industri e mirëfilltë mafioze e manipulimit dhe falsifikimit të votës së qytetarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë,” – u shpreh Berisha.

Sipas tij, presionet mbi votuesit dhe procesin zgjedhor u ushtruan nga grupime kriminale ndër më të mëdhatë në Europë, si kartelet Poja, Troplini, Çela, Bajri, si dhe organizata terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”, në bashkëpunim me zyrtarë të qeverisë aktuale.

“Ata shkelën çdo rregullore dhe kontratë ligjore, duke ndërhyrë në një proces kushtetues e historik si ai i votës së diasporës, që u zhvillua për herë të parë në vend,” theksoi Berisha.

Ai nënvizoi gjithashtu se Partia Demokratike ka në dispozicion një sërë të dhënash që do t’i bëjë publike, për të dokumentuar në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme farsën zgjedhore.

“Problemi më i madh,” – tha Berisha, “është se mediat kryesore në vend, siç vëren edhe raporti i OSBE-ODIHR, ishin të rreshtuara në krahun e qeverisë dhe të farsës. Prandaj dhe sot, po tentohet me çdo mënyrë të mbulohet e vërteta.”

Ai akuzoi strukturat mediatike dhe aktorë të lidhur me krimin për përpjekje të organizuara për të fshehur realitetin e 11 majit, duke shmangur transparencën dhe të vërtetën nga qytetarët.

 

Pas

Kosove, biznesi në protestë/ Kundërshton liberalizimin e tregut të energjisë. Kurti: Koha e barrikadave ka mbaruar

Para

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

Para
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, trafik droge dhe vjedhje në Itali, kapet në Rinas 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

 



Të Fundit

Tragjike në Itali! 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

Fier/ Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori

Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet, dashuri dhe solidaritet

Albin Kurti uron Kurban Bajramin për të gjithë shqiptarët: Një festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak lënia ndezur e një pajisjeje elektroshtëpiake

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.