Ish-kryeministri Sali Berisha reagon për sulmin e një dite më parë në kryeqytetin britanik, në Londër, ku humbën jetën katër persona dhe mbetën të plagosur rreth 20 të tjerë.
Berisha shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjarët e viktimave, si edhe me Mbretërinë e Bashkuar.
“Nje akt i shemtuar terrorist ne Londer!
Te dashur miq, dje para parlamentit britanik terroristet islamik kryen nje akt mizor terrorist duke vrare barbarisht 4 qytetare dhe plagosur mbi 40 te tjere duke i shtypur ata me makine. Viktimat jane qytetare britanike por dhe nga disa vende tjera.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt primitiv terrorist le te shprehim ne te dashur miq ngushellimet dhe solidaritetin tone me te madh me familjet e viktimave dhe autoritetet e Mbreterise se Bashkuar dhe t’ju urojme sherim te shpejte te plagosurve!” , reagon Berisha. (D.D/Shuplaka)