23:09 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha sot në SPAK, paralelisht GJKKO do vendosë nëse do kalojë për gjykim dosja “Partizani”, demokratët protestë para Prokurorisë së Posaçme

07:56 | 06/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SPAK kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

Ish-kryeministri Sali Berisha i vënë nën hetim për privatizimin e kompleksit “Partizani” do të paraqitet sot në SPAK. Ky ishte vendimi i Apelit të GJKKO i marrë nga gjyqtari i posaçëm Engert Pëllumbi të premten i cili vendosi detyrim paraqitje për kreun e PD.

Berisha do të paraqitet në policinë gjyqësore të hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji.

Dy prokurorët, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kundërshtuan nxjerrjen nga izolimi të liderit demokrat në Gjykatën e Apelit. SPAK kërkoi rikthimin e Berishës në masën e arrestit të shtëpisë, masë nga e cila ai doli në 27 nëntor 2024 me vendim të GJKKO.

Por e sotmja do të jetë një ditë e ngarkuar për Sali Berishën. Paralelisht me paraqitjen në SPAK, kryetari i PD do të presë vendimin e rëndësishëm, atë të vetë fatit të dosjes “Partizani” nëse do t’i nënshtrohet apo jo gjykimit.

 

Vendimi do të merret nga gjyqtarja Flojera Davidhi e cila e nxori kreun e PD nga arresti shtëpiak pas 333 ditëve.

Ndërkohë, PD ka thirrur mbështetësit në protestë para SPAK në momentin kur Berisha do paraqitet para oficerëve të Policisë Gjyqësore. PD si organizatore e protestës akuzon Prokurorinë e Posaçme se po përndjek liderin e opozitës.

Si funksionar i lartë shtetëror që dyshohet se ka kryer korrupsion, Berisha është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit, akuzohet edhe për pastrim parash.I dyshuar, është edhe ndërtuesi, Fatmir Bektashi, që kreu punimet për 17 kullat në ish- kompleksin sportiv, Partizani dhe noterja, Andia Pustina.

Pas

Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Para

Forcat ajrore izraelite sulmojnë mbi 100 objektiva ushtarake në Rripin e Gazës

Para
Forcat ajrore izraelite sulmojnë mbi 100 objektiva ushtarake në Rripin e Gazës

Forcat ajrore izraelite sulmojnë mbi 100 objektiva ushtarake në Rripin e Gazës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.