Ish-Kryeministri Sali Berisha në një shkrim të gjatë në faqen e tij në Facebook, është ndalur në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Berisha ka kaluar në sitë të gjithë të ftuarit e djeshëm në “Opinion”, duke thënë se mbrëmja e djeshme e këtij emisioni ka qenë një neveri.
Berisha ‘zbulon’ se ish-drejtori i informacionit në TCH Sokol Balla është paguar 200 mijë euro nga Tahiri, duke iu referuar largimit të tij pas mbrojtjes së fundit në ekranin e Top Story-t.
“Kjo fushatë e Saimir Trafikut pati dhe viktimat e tij, si largimin nga puna të ndonjë drejtuesi kryesor emisioni, nën pretekstin se u pagua 200 mijë euro nga Saimir Trafiku për t’i bërë atij tualetin televiziv.”-shkruan Berisha.
Ai shkruan për gazetarin Artan Hoxha, drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu, dhe nuk harron të shkruajë disa rreshta dhe për gazetarin Mustafa Nano.
Që në hyrje të analizës, Berisha argumenton se ish-ministri Tahiri ka nisur prej kohësh një fushatë mediatike, e finalizuar mbrëmjen e djeshme në një shfaqje në “Opinion”.
“Shkaku i kësaj mbipranie është plotësisht e kuptueshme dhe nuk kam asgjë me këtë çështje. Por mbiprania e tij mbrëmë në “Opinion” ishte neveri, vetëm neveri.”shkruan Berisha.
Më tej Berisha shkruan për të ftuarit e mbrëmjes së djeshme, e duke u ndalur tek gazetari Artan Hoxha, mes akuzave të forta Berisha thotë se ky i fundit është i dyshuari numër një për vrasjen e dëshmitarit që intervistoi vetë.
Berisha thotë se prokuroria kishte zgjedhur të përfaqësohej me Hoxhën, dhe duke i dorëzuar dosjen e hetimit një gazetari që sipas tij paguhet nga grupe kriminale.
“Sqaroj këtu se vetëm një jave pasi i mori dëshminë e një të riu ai u ekzekutua, dhe ky i quajtur mender gazetar, si për të justifikuar apo bërë të parëndësishme jetën e një njeriu, përdhos për së vdekuri viktimën e tij duke thënë se edhe ai i ri ishte i malavites (dmth punë e madhe se u vra).”shkruan Berisha ndër të tjera në shkrimin e tij.
Ish-Kryeministri e quan gazetarin Hoxha ‘sharlatan’ dhe se lajmi për mbrojtjen nga CIA është trillim.
Berisha e akuzon sërish Hoxhën si të dyshuarin numër 1 për vrasjen e dëshmitarit. Ai shkruan:
“Por me këtë rast dua ti përsëris edhe njëherë sharlatanit Artan Hoxha, që trillon së fundi se mbrohet nga CIA, se deri sa të gjejë vrasësin e të ndjerit, dëshmitarit, ai dhe vetëm ai është i dyshuari nr. 1 si hjekes, vrasjes së tij.”thotë Berisha.
Berisha shkon më tej, kur e quan emisionin e djeshëm si një përdorim i hapur dhe një shfaqje e pastër e Saimir Tahirit.
“Mendova se qëllimi i këtij debati ishte transparenca e arrestimeve, e veprave penale te te arrestuarve. Mirëpo fatkeqësisht u gabova.
Debatuesit ishin vetëm gurë shahu ne fushe, por mbreti dhe njeriu qe vodhi emisionin ishte Saimir Trafiku, qe nuk ndodhej fizikisht fare ne studio.”shkruan më tej Berisha.
Berisha argumenton se deklarata e gazetarit Artan Hoxha, se ish-drejtori Andi Toma është arrestuar në kundërshtim me ligjin tregoi praninë e Tahirit në studio.
Berisha shkruan se ky ishte lajmi i rremë për të cilin Hoxha kishte shkuar në “Opinion”.
“ “Ti përdore dy standarte, dy standarte” -, i tha ai Artan Hoxhës, – “sepse e njëjta prokurore që kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit, po e njëjta prokurore e Krimeve të Rënda ka arrestuar edhe Andi Tomën”.”shkruan Berisha duke sjellë në vëmendje pjesë nga debati i djeshëm.
“Mashtrues, ordiner” vijon më tej Berisha, dhe thotë se Artan Hoxha gënjeu kur tha se Andi Toma u arrestua nga Krimet e Rënda, pasi dosja që Hoxha kishte sipas Berishës, tregonte qartë se ish-drejtori i ARRSH-së u arrestua na Prokuroria e Elbasanit.
Më tej Berisha shkruan për publicistin Mustafa Nano, dhe thotë se Nano që nuk akuzohet për vrasje dëshmitarësh, doli kundër Artan Hoxhës.
“Pas tij, përfaqësuesi apo papagalli i qeverisë Muç Nano, i cili të paktën nuk mund të akuzohet se ka vrarë dëshmitarë, u hodh menjëherë dhe ai kundër standardit të dyfishtë imagjinar, të shpifur e të turpshëm të z. Hoxha.”, shkruan Berisha.
Sipas tij, kulmi i “mashtrimit” ishte kur dhe vetë “Opinion” në kronikën e përgatitur thuhej se Andi Toma u arrestua nga Krimet e Rënda. Berisha thotë se ky ishte plani i Tahirit për të nxjerrë opozitën “dyfytyrëshe”, që në kohën e Tahirit pranonte arrestimin, dhe për Andi Tomën jo.
“Per hir te se vertetes duhet thene se te gjitha mediat, perfshi ketu televizionin Klan, lajmin e arrestimeve nga prokuroria e krimeve te renda e kishin korrekt, asnjera prej tyre nuk kishte emrin e Andi Tomes, por kronika ishte pregatitur per te nxjerre dyfytyreshe opoziten, dhe ky ishte nje operacion shume i suksesshem i Saimir Trafikut apo sugarit, qe ka pasion paruket, brenda “Opinion”-it.”
Berisha flet dhe për gazetarin Fevziu, duke thënë se ky i fundit ka përgjegjësinë për të mos lejuar që lajmet e rreme të zaptojnë studio të televizioneve kombëtare që kanë për synim informimin e publikut.
“Une jam plotesisht i vetedijshem se moderatori ne studiot televizive sado qe te perpiqet nuk mund te arrije te parandaloje keqperdorimin e saj.
Por çdo drejtues debati, qe nuk deshiron qe studio dhe ai te shfrytezohen nga interesa kriminale te grupeve te caktuara, percakton standarte.”përfundon Berisha shkrimin e tij.
(F.G/Faxweb)
Analiza e plotë e ish-Kryeministrit: