Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konferencën për shtyp që zhvilloj Rama me gazetarët. Berisha shprehet se gazetarët në mbrojtje të dinjitetit të mediave dhe profesionit, me pyetjet e tyre i çorrën maskën Edi Ramës dhe përsëri si i mbyturi i pashpresë, gjeti si mbrojtje të vetme ‘fajin e ka Saliu’.
Postimi i plotë
Rama dihat perseri ne konference shtypi!
Gazetaret e shkaterrojne me pyetjet e tyre. Mbrohet perseri me ‘fajin e ka Saliu’!
Te dashur miq, nje pershendetje te perzemert gazetareve qe, me pyetjet e tyre te guximshme, kryqezuan dhe i çorren masken Edvin Kristaq Rames.
Sot, gazetaret ne konferencen e shtypit, ne mbrojtje te dinjitetit te mediave dhe profesionit te gazetarit, me pyetjet e tyre i çorren masken Edi Rames dhe e bene te dihaste dhe te nxirrte fytyren e tij te vertet. Ai perseri, si i mbyturi i pashprese, gjeti si mbrojtje te vetme ‘fajin e ka Saliu’ duke bere te qeshin gazetaret. E verteta eshte se Saliu nuk e vendosi dhe kurre nuk do ta vendoste taksen tende plaçke.
I trembur dhe tmerruar nga revolucioni popullor i taksave qe filloi dje ne Kukes dhe si uragan do shtrihet ne te gjithe Shqiperine, Edvini mashtroi, shau, turfulloi me urrejtje primitive ndaj popullit te revoltuar duke deshmuar se eshte i vendosur te ece pandalshem drejt fundit te tmerrshem qe do ti rezervoje se shpejti revolta e pergjithshme popullore kunder taksave te larta qe nisi dje heroikisht ne Kukes dhe do vershoje si cunam i vertet drejte Tiranes dhe mbare Shqiperise.
Me kete rast i kerkoj Edvin Kristaq Rames te liroje menjehere guximtaret e protestes dhe te largoje fallanga e krimit nga qyteti i Kukesit, te heqi urgjentisht taksen plaçke te Rruges se Kombit, te anulloje çdo rritje te taksave dhe tarifave qe ka bere, para se cunami kunder rritjes se taksave ta detyroje t’ia mbathe me vrap nga Shqiperia! sb
(M.Q/Faxweb)