Ish-kryeministri Berisha ka pritur në një takim lamtumire ambasadorin amerikan Donald Lu. Ka qenë vetë Berisha ai i cili ka publikuar në ‘Facebook’ dhe një foto ku shkruan “Takim lamtumire me ambasadorin amerikan Donald Lu! Sb”.
Kujtojmë që Berisha shpesh herë ka adresuar kritika të forta ndaj ambasadorit Lu në lidhje me reformën në drejtësi.
Berisha kishte shigjetuar Lu-në por edhe ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin si “guvernatorë” që ia dorëzuan drejtësinë Ramës.
(B.H/Faxweb)