Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike, dega Durrës.
Gjarë takimit Berisha vleresoi si entuziaste takimet me diasporën , Shqipëria nuk është një vend për t’u braktisur, por të tillë e bëri qeveria e sotme.
Dua t’ju përshëndes ju përzemërsisht, të shpreh vlerësimin tim shumë të madh për punën dhe përkushtimin që treguat për angazhimin e diasporës shqiptare, për herë të parë, në historinë e këtij vendi për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet e 11 majit.
Puna e bërë nga ju, drejtuesit e degës, kandidatët, që nderuan garën krijuan një epërsi të madhe morale dhe numerike në mbështetjen e PD kudo në Itali, Gjermani, SHBA, Britani dhe kudo. Mendoj se, me fitoren tonë në diasporë, në kuptimin e një angazhimi, një entuziazmi, një optimizmi të pa parë, ju garantoj që unë kam përjetuar takime të tilla, veçse në vitet 1990-1991. Një entuziazëm i papërmbajtur, i papërshkruar i qytetarëve shqiptarë jashtë vendi.
Dhe e kam pyetur veten shumë herë, pse kjo, çfarë ndodh me ta?
Dhe përgjigja është vetëm një: sepse ata jetojnë në vende të lira dhe ata e kuptojnë më mirë se të gjithë të tjerët se çfarë do të thotë të persekutosh, të arrestosh për motive politike, drejtuesit e partive politike opozitare. Se çfarë do të thotë të marrësh mandate të fituara me votë të opozitës.
Se çfarë do të thotë të burgosësh deputetë të rinj të opozitës, vetëm e vetëm se guxojnë t’u thonë qytetarëve shqiptarë të vërtetën.
Ata, më shumë se të gjithë të tjerët e ndiejnë se Shqipëria nuk është një vend për t’u braktisur, por të tillë e bëri qeveria e sotme me narkoshtetin dhe narkodiktaturën.
Pra, në këto takime kam konstatuar, atë, të themi edhe urrejtje ndaj regjimit, por edhe optimizëm dhe entuziazëm për rrëzimin e tij. Dhe këtu, keni merita të mëdha, të gjithë ju që punuat, të gjithë ju që u angazhuat në dialog, në bashkëbisedim dhe i ftuat ata të kontribuojnë kësaj here për shpëtimin e Shqipërisë.
Kjo, përbën një avantazh të madh për PD. Ky entuzizëm dhe ky optimizë ka ngrohur shumë zemrat e shqiptarëve. Tashmë, është bërë e qartë përfundimisht se shqiptarët jashtë vendit mbështesin PD, mbështesin opozitën si forcën dhe forcat e vetme politike për shpëtimin e Shqipërisë.