Ish-kryeministri Berisha ka takuar sot politikanin Italian dhe anëtarin e parlamentit të BE-së, Alessandro Battilocchio.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Berisha i konsideron tepër të rëndësishme marrëdhëniet me shtetin fqinj.
“Marrëdhëniet me shtetin fqinj Italinë i konsideroj të një rëndësie shumë të madhe, ndaj dhe shpreha kënaqësinë për këto projekte që synojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin dhe miqësinë mes të dy vendeve tona.”, shprehet Berisha.
Sipas ish-kryeministrit, marrëdhëniet në nivel qeverish nuk ndikohen nga shumicat qeveriswse dhe janë të shkëlqyera ndërsa shkëmbimet në nivel komunash kanë shumë potencial për t’u zhvilluar.
Përveç Battilocchio-s, në takim morën pjesë edhe disa kryetarë të komunave në rajonin e Lazios në Itali, Salvatore Orsomando, Luigi Landi dhe Danielle Ceccarelli.
Shkrimi i plotë i Berishës:
“Te dashur miq, sot pata kenaqesine te prisja ne nje takim eurodeputetin Alessandro Battilocchio se bashku me kryetaret e disa komunave të rajonit të Lazios në Itali, zotin Salvatore Orsomando, kryetar i komunës së Cerveterit, zotin Luigi Landi kryetar i komunës Tolfas, dhe zotin Danielle Ceccarelli përfaqësues i shoqatës së studentëve.
I përgëzova për qëllimin e vizitës së tyre, atë të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis njësive të pushtetit vendor te Italisë dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet me shtetin fqinj Italinë i konsideroj të një rëndësie shumë të madhe, ndaj dhe shpreha kënaqësinë për këto projekte që synojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin dhe miqësinë mes të dy vendeve tona.
Së bashku ndamë qëndrimin se prezenca e madhe e shqiptarëve në Itali ndër shekuj dhe veçanërisht sot kur si emigracion i ketyre 25 viteve te fundit në Itali jetojne më shumë se gjysëm milion shqiptarë, ka rolin e saj të jashtëzakonshëm në këtë bashkëpunim midis dy vendeve tona dhe shërben si urë për miqësinë e përbashkët.
Theksova se marrëdhëniet në nivel qeverish nuk ndikohen nga shumicat qeverisese dhe janë të shkëlqyera ndërsa shkëmbimet në nivel komunash kanë shumë potencial për t’u zhvilluar, si në aspektin kulturor, ekonomik apo turistik. Në këtë kuadër mbështeta plotësisht çdo inisiativë për zgjerimin e ketij horizonti të përbashkët.” (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”705″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post