Sali Berisha nga qyteti i Kukësit ka bërë prezantimin e kandidatit për Kryetar Bashkie, Admir Sinamatin. Një kandidat i dalë nga procesi i Primareve, të cilët Berisha i quan kandidatë të Lirisë, meqenëse janë zgejdhur nga vetë demokratët sipas tij. Këto kanë qenë idealet e PD-së na kujton Berisha, i cili besimplotë u tregon qytetarëve kuksianë që Sinamati është i duhuri për Bashkinë e Kukësit. Më tej, kryedemokrati denoncon këtë sistem që ai cilëson më të keq se monizmi që shoqëria shqiptare ka kaluar në vitet e kaluara, pasi sipas Berishës, ky monizëm i instaluar nga kryeministri Edi Rama, është i bazuar në varfërimin dhe largimin e shqiptarëve. Sipas tij, buxheti i shtetit vidhet nga kryeministri i vendit dhe ekipi i tij, që Berisha thotë se është i përbërë nga të inkriminuar.
Berisha: I dashur z.drejtues politik i PD për qarkune Kukësit Isuf Çela! Admir Sinamati kryetari ynë i ardhsëm i Bashkisë. Ky entuziasëm i juaji shënon, mesazhin më të fuqishëm që ju përcillni në 4 anët e Kukësit dhe të Shqipërisë, mesazhine fitores më 14 maj, të triumfit të kandidatëve të Lirisë. Rrofshi ju! Përshëndetjet më të përzemërta për kuksianët kudo që janë. Përulem me mirënjohjen me të thellë para mbështetes suaj. Për shpirtin tuaj liridashës. Rroftë Kukësi! Ata që u përpoqën tju përjashtojë në ju nga zgjedhjet do ndëshkohen. Idealet tona janë të pamposhtura. Sa herë që emnduan se na dëbuam u rikthyem më të fuqishëm. Admir Sinamati në 97 nisi betejën me grevën e urisë, qëndruan dhe fituan, njësoj edhe tani. Kam ardhur shpesh te ju, por kësaj here ndryshe, sepse paarqes para jush, kandidatin e prezantuar nga demokratët e Kukësit. Miqtë e mi, ata që e jetuan diktaturën e dinë mirë, se liira po të kishte një emër të dytë do të quhej dinjitet. Me Sinamatin ne kemi respektuar dinjitetin tuaj. Krahasoni këta me kandiatët me shumë emra. ‘’Një çift nga Kosova u ndanë dhe më kërkuan të bëjmë një fotografi, më falenderuan për rrugën i thashë falendero dhe këta edhe u thashë si Edi Rama i nxorri me batanije për bllokimin e tunelit.’’ Ftoj të gjithë më 14 maj të firmosin fitoren dhe ndryshimin. Falenderoj demokratët që refuzuan kandidatëve të Primareve. Liria na bashkon. Miqtë e mi, ne me Primaret vendosëm standartin ,më të mirë që ekziston në vendet më të lira. Në të ardhmen ky standart do përsoset, do jeni ju ata që do zgjidhni përfaqësuesit tuaj. Sinamati, kam bindjen më ët madhe se me transparencën do kthejë një ndryshim të madh të Kukësit. 14 maji shënon njëkohësisht ortekun e zgjimit përfundimtar të Edi Ramës. Misioni ynë nuk ndalet më, më 14 maj ne rikthejmë pluralizmin, largojmë Edi Ramën, por ,marshi ynë nuk ndalet kurrë gjerë në përmbysjen e tij në Tiranë. Kukësi, Shqipëria, shqiptarët e dinë më mirë se kushdo tjetër çfarë drame është monizmi. I pari, ai stalinisti shkatërroi Shqipërinë më shumë se çdokush, monizmi i Edi Ramës, bazohet në varfërimin tuaj, largimin nga Shqipëria, bazohet në krimin vjedhjen dhe drogën. Ky monizëm përzë shqiptarët në mënyrë të pamëshirë nga trojet e tyre. Këto troje të bekuara me pasuri përrallore, ky monizëm e ka shndërruar në mallkim. Buxheti të ardhurat që krijohen në këtë vend, shndërrohen në depozita bankare të fshehta të qevritarëve të Edi Ramës. Më 2014 OSBE ishte e para që denoncoi Edi Ramën si njeriu që ka 200 mln të vjedhura.
Discussion about this post