17:01 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha-të rinjve: Ju keni rol vendimtar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit! Nëse bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet

11:56 | 21/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha-të rinjve: Ju keni rol vendimtar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit! Nëse bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet

Kryetari i PD Sali Berisha, në një mesazh drejtuar të rinjve tha se ata kanë një rol vendimtar në fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Berisha tha se nëse të rinjtë bëhen imazh i fushatës, kundërshtari shkatërrohet.

“Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore.

Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet”, shkruan Berisha.

“Sot, ne nuk kemi një diktaturë komuniste përpara, kemi një narkodiktaturë përpara.

Çfarë do të thotë se nuk kemi një zgjedhje përpara, por kemi një mision përpara. Kemi një mision për të përmbushur. Dhe ky mision është fitorja e zgjedhjeve të 11 majit.

Kjo fitore, e them me bindjen time më të thellë se rol vendimtar keni ju.

Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore.

Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet.

Po të dilni ju në skenë dhe ta dominoni imazhin, ata nuk ka njeri dëshirë t’i shohë, le të lustrohen të bëjnë ç’të duan, nuk kanë krahasim me ju.

Energjia juaj është e pashtershme.

Sapo u takova me zotërinjtë e nderuar, çfarë po flisnim, ua kanë thënë edhe ju.

Të regjistrojmë çdo ditë në sa dyer trokitëm, të regjistrojmë çdo ditë sa duar shtrënguam, çfarë mesazhi dhamë.

Pra, e shihni ju se fitorja është në duart tona?

Kështu që ju ftoj të frymëzuar edhe nga këto leksione dhe mësime që morët, ta vazhdojmë këtë betejë me bindje të plotë në fitoren që na pret”, shkruan lideri i PD.

Pas

Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje e sigurisë së ujit

Para

Morën zhavorr në Vjosë, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre persona

Para
Morën zhavorr në Vjosë, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre persona

Morën zhavorr në Vjosë, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Foto/ Ambasada Amerikane në Prishtinë kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë: E mbani mend këtë ditë?

Gjykata e BE: Projektligji i Hungarisë kundër LGBTQ+ shkel të drejtat themelore

Kurti: Shtesat për nënat lehona nga ky muaj, nga 170 euro, rriten në 325 euro

Nuk ka paqe në një të ardhme të afërt, Kremlini zbulon bisedën mes Putin dhe Trump: Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit me dron të Ukrainës

Kriza e drogës gërryen BE-në: Rriten vdekjet, “lumë” substancash sintetike

Vlorë/ Automjeti përplas 75-vjeçarin në vijat e bardha, transportohet në spital në gjendje kritike

Avioni bën ulje emergjente në Gjermani për shkak të turbulencave, 9 të lënduar

BSH: Depozitimi i parave përmes bankomateve u rrit me 21,5 %

Drogë dhe kallashnikovë mes Italisë dhe Shqipërisë, rrëfimi i të penduarit: 3 mijë kg erdhën me një jaht

Shpërthimi i murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.