Ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë aludoi se kryebashkuaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ishte infektuar me Covid-19 dhe se këtë gjë po e mbante të fshehur. Berisha bënte me dije se ishte informuar për këtë nga “qytetari dixhital”.
Por i mënjhershëm ka qenë edhe përgjigja e Pjerin Ndreit, i cili ditën e sotme ka postuar një foto në mediat sociale, duke zbuluar edhe testin që kishte kryer, ku ka rezultuar negativ.
Kryebashkiaku i Lezhës, konfirmon se ky është testi i tretë që ka kryer, te klinika private e doktori infeksionist Pëllumb Pipero.
“Njoftim: Miqeve, shokeve dhe Saliut, bashke me sorrogatot e tij digital qe edhe tamponi i trete sot rezultoi negativ..,” shkruan Ndreu.