05:39 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha: Thethi po ndëshkohet politikisht nga Edi Rama, sepse nuk votoi PS-në .Hakmarrje primitive ndaj banorëve

12:30 | 17/07/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha denoncon ndërhyrjen në Theth: Krim shtetëror i Edi Ramës, asnjë ndërtim nuk ishte në zonë të mbrojtur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për hakmarrje politike ndaj banorëve të Thethit, pas prishjes së disa ndërtesave në këtë zonë turistike. Në një deklaratë të fortë për mediat, Berisha e cilësoi ndërhyrjen si një akt të qëllimshëm ndëshkues, të motivuar nga rezultatet elektorale në zonë.

“Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD ka marrë 95 vota dhe PS 82. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në. Dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre,” – deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se përpara zgjedhjeve, qeveria ishte krenuar me zhvillimet turistike në Theth, përfshirë rritjen e kapaciteteve akomoduese në zonë, ku sipas tij ishin ndërtuar rreth 2 mijë shtretër për turistët.

“Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se në Tiranë apo në bregdet, për shkak të kushteve dhe distancës,” – tha ai.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se, për shkak të disfatës elektorale në këtë zonë, po ndëshkon në mënyrë selektive banorët me prishje ndërtesash, të cilat sipas tij janë të ligjshme dhe ndodhen në zonën urbane të lejuar për ndërtim.

“Ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot, një vend i kthyer në shesh shkatërrimi, vetëm sepse nuk mbështeti Partinë Socialiste. Kjo është fytyra e hakmarrjes primitive dhe çnjerëzore të Edi Ramës,” – u shpreh Berisha.

Në fund të deklaratës së tij, ai bëri thirrje për mobilizim qytetar:

“U bëj thirrje banorëve të Thethit, të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë të ngrihemi për t’u ndarë një herë e mirë nga kjo e keqe e madhe, që po rrënon çdo ditë jetën e shqiptarëve.”

Deklaratat e Berishës vijnë në një klimë të tensionuar politike, pas ndërhyrjeve të institucioneve shtetërore për prishjen e ndërtimeve të dyshuara si të paligjshme në zonat turistike.

Pas

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Para

Tiranë/Finalizohet operacioni “Tabachino”, zbardhen dy raste vjedhjeje në të njëjtën tabakino, arrestohen dy autorë

Para
Tiranë/Finalizohet operacioni “Tabachino”, zbardhen dy raste vjedhjeje në të njëjtën tabakino, arrestohen dy autorë

Tiranë/Finalizohet operacioni “Tabachino”, zbardhen dy raste vjedhjeje në të njëjtën tabakino, arrestohen dy autorë

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.