Në një fjalim nga Hasi, Sali Berisha denoncon varfërinë e pensionistëve, akuzon Edi Ramën për korrupsion dhe bashkëpunim me krimin, dhe bën thirrje për ndryshim të madh më 11 maj.
Ai garanton rikthimin e dinjitetit dhe një pastrim të plotë të qeverisë nga korrupsioni.
Fjala e Kryedemokratit Sali Berisha:
Miq në të gjitha kohërat, kush më shumë se ju nuk ka qëndruar në anën e të drejtës, në anën e historisë. Dhe unë kam bindej se edhe kësaj here do të qëndroni në anën e të drejtës, historisë, të pamposhtur.
Sepse ju qëndroni në radhë të parë për dinjitetin njerëzor, dhe ne do bëjmë gjithçka që të rikthejmë dinjitetin e qindra mijëra burrave dhe grave që u shkrinë për ndërtimin e Shqipërisë dhe sot trajtohen në mënyrën më të padenjë.
Poshtërohen me një pension i cili duhet të ishte sot, 450 mijë lek.
Malazezi që merrte në 2013, 138 mijë lek, merr sot 450 mijë.
Serbi që merrte 140 mijë lek, merr sot 405 mijë lek.
Maqedonasi merr 390 mijë lek.
Edhe Kosova merr më shumë se ju, që sa është bërë e pavarur.
4 muaj më parë Albin Kurti, e vuri buxhetin, gjysmën e buxhetit të Tiranës, jo 8 miliardë, më pak se 4 miliardë, 100 mln tha do e marrin pensionistët.
Në 8 miliardë Edi Rama, 16 milionë do marrin pensionistët. Dhe çfarë bëjnë, a i dëgjoni, sa të pashpirt janë.
Me 140 euro jetohet shumë mirë. Çfarë kanë pensionistët. Pensionistët jetojnë mirë. Këta të pashpirt, pasi i vjedhin pensionistët, pasi i vjedhin rrogëtarët e shtetit, pasi i vjedhin qytetarët, ndihen vetë në parajsë. Dhe kur janë vetë në parajsë nuk shohin më për të tjerët.
Këta të gjithë para ligjit do shkojnë. Ju jap fjalën se shtëpia do pastrohet.
E keni konstatuar ju fushatën e tij. Një fushatë që mund ti vesh shumë epitete, por nuk dua ta prish gojën time, sidomos këtu para jush. Po çfarë synon me të?
Synon që të mbulojë dështimet, të mbulojë vjedhjet e tmerrshme 12 vjeçare dhe mungesën e programit.
Flet për kënetë, flet për çyryk, bën mbledhje veçmas me gratë, veçmas me burrat, si në vitet ’50, pasardhës i frontit.
Sot ju thoshte se, Shqipëria thoshte, e ka fjalën për Shqipërinë e Enver Hoxhës, kishte industrinë e armatimit më të fuqishme në rajon.
Paçka se Jugosllavia prodhonte tanke, avionë e anije, dhe ky i thur lavdi Enver Hoxhës.
Ose u thoshte në shkolla mungonte shkumësi në vitin 2013.
Nxjerr nga goja vetëm trillime e mashtrime, se si e si të mund të marrë votën e të mashtruarve.
11 maji është dita e çdo shqiptari, e çdo atdhetari, e çdo hasjani, kuksiani, tropojasi.
Me 11 maj përcjellim Edi Ramën, atje ku e ka vendin. Se dje i thashë, për në Beograd, por mbrëmë ka bërë festë.
Jo Edi, harroje Beogradin, tjetër kund, po, po atje ku e ke vendin. Absolutisht.
Miq, duke përfunduar kam kënaqësi të ju informoj, është i mbaruar.
Në Valencia udhëheqësit politik kryesor të Europës, partitë e tyre, Kancelarit Merz, Ursula Van Derleyen, dhe të gjithë dinjitarët e Europës, votuan rezolutën me të cilën Edi Rama damkoset si i votës së shqiptarëve.
Damkoset si armik i pluralizmit.
Damkoset si armik i opozitës.
Damkoset si bashkëpunëtor i krimit dhe trafiqeve.
Damkoset si korruptor kryesor në Shqipëri dhe Europë.
Miq, të ndahemi me të keqen kjo është thirrja e Europës, kjo është thirrja e historisë.
Rrofshi ju, rroftë Hasi!
Fitore, fitore, fitore!