Në një moment të protestës së sotme në tendën e ngritur përpara selisë së Kryeministrisë, ish- kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të LSI-së, Ilir Meta, t’i bashkohet për formimin e një qeverie teknike.
“Ky është moment kritik për cdo forcë politike. Çdo forcë politike që nuk ka humbur prekjen, lidhjen me qytetarët, është e ftuar të bëjë bilancin, të bëjë zgjedhjen në anën e krimit, banditokracisë apo në anën e qytetarëve”, tha Berisha.
I pyetur se kush do ta drejtojë qeverinë teknike, ish-keyeministri është përgjigjur se këtë do ta vendosin forcat politike. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post