05:43 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha thirrje shqiptarëve: Të bashkohemi për të përmbushur 7 kriteret e BE-së

21:23 | 13/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha thirrje shqiptarëve: Të bashkohemi për të përmbushur 7 kriteret e BE-së

Pas deklaratës së sotme të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, ku gjendet dakordësia për rekomandimin e bërë nga Komisioni Europian që hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë të bëhet në varësi të zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht të ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen për të përmbushur kriteret e vendosura nga Brukseli.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Nga ministrat e jashtem te BE arrijne ne 7 kushte per hapjen e negociatave

Te dashur miq, Keshilli i Ministrave te Jashtem te BE, ne dokumentin e tij te sotem, pasi vlereson perpjekjet dhe progresin e Shqiperise konkludon:

– Nuk ka date per hapjen e negociatave

– Nuk ka date per nje raport te dyte per Shqiperine per hapjen e negociatave

– Ne kushtet per hapjen e negociatave shtohen edhe 7 kushte te tjera

Keshtu, ne kushtet qe Shqiperia duhet te plotesoje per hapjen e negociatave, pervec zbatimit te reformes ne drejtesi dhe vettingut, Keshilli i Ministrave shton edhe 5 kushtet e njohura te percaktuara ne mbledhjen e tij te dt 15 dhjetor 2015, te cilat ne vleresimin e tij nuk jane plotesuar. Prandaj dhe ne dokument thuhet se “Duke rikujtuar përfundimet e mëparshme të Këshillit, përfshirë ato të Dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i të 5 prioritetet kyçe duhet të garantohet përpara hapjes së negociatave”, vijohet më tej në tekst.

Perveç pesë prioriteteve, dhe zbatimit te reformes ne te dretesise në konkluzionet e ministrave t jashtem te BE kërkohet a-zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, b-reforma zgjedhore dhe zgjedhje sipas standarteve ndêrkombêtare, si dhe c-marrëdhënie të mira fqinjesie.

Te dashur miq, kjo deklarate nuk eshte nje flete-rrufe e shkruajtur nga opozita, siç e quajti Edvin Kristaq Rama per te mbuluar pergjegjesine dhe deshtimin dhe mashtrimet e tij deklaraten me te njejtat pika, madje me një pak, te Kryetarit te Komisionit Europian te Bundestagut gjerman, Krichbaum, por eshte dokumenti i miratuar nga 28 ministrat e jashtem te Bashkimit Europian ne Bruksel.

Duke shprehur keqardhjen e madhe per mos hapjen e negociatave dhe mospercaktimin e nje date ne te ardhmen per hapjen e tyre, per arsye qe renditen me siper, madje as dhe te nje date per nje raport te ri te afert per shqyrtimin e hapjes se tyre, ju beje thirrje shqiptareve per te bashkuar cdo perpjekje per plotesimin e kushteve dhe rrezuar muret qe jane ngritur ne rrugen e hapjes se negociatave! sb

 
Etiketa: beberishaintegrimikushtetshqiptaret
Pas

Ndryshime në diplomacinë shqiptare, ndryshohen ambasadorët në Greqi dhe Kinë

Para

Nuk ka më gjak për talasemikët në Lushnjë, situata alarmante

Para
Nuk ka më gjak për talasemikët në Lushnjë, situata alarmante

Nuk ka më gjak për talasemikët në Lushnjë, situata alarmante

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.