Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sot situatën aktuale në vend, si pasojë e protestave të studentëve, ndërsa është ndalur edhe tek nota mesatare që u duhet studentëve për të hyrë në Universitetet publike.
Berisha u shpreh se mesatarja nuk duhet të jetë më shumë se 6 ndërsa tha se është ndryshuar nga qeveria Rama, pasi universitet private i çuan kryeministrit çantat me para.
Ai u tha se i kishin krëkuar edhe atij këtë gjë, por e kishte refuzuar.
“Më kërkonin që të ngreja mesataren nga 6 në 7. Por absolutisht jo. Unë nuk e pranoj këtë. Çdokush që ka mesataren mbi 6 ka të drejtë të hyjë në universitetet publike. Këtë kërkesë ua miratoi kjo qeveri, pasi i çuan çantat me lekë”, – tha Berisha.
(B.B/ Faxweb.al)