Ish-kryeministri Berisha sot ka publikuar një foto të montuar e cila sipas tij tregon kush e ka pushtetin real në vend.
“Fotomontazhi i vitit! Flet me shume se mijera fjale! Tregon se kush e ka pushtetin real ne Shqiperi, ikanaku apo sovrani?! sb”,- shkruan Berisha.
Dje pas protestës opinioni publik e fut në një debat numrash dhe llogarish se sa protestues kishte dje në shesh. Berisha u shpreh se ishin plot 600-mijë ndërsa pati edhe nga ata që e çuan shifrën shumë herë më të ulët.
Por jashtë debatit të numrave, Basha dje bëri thirrje për një protestë finale.
(M.D/Shuplaka))