Ish-kryeministri Berisha foli sot për herë të parë në një studio televizive pas marrëveshjes së arritur më 18 Maj mes Ramës e Bashës.
Lideri historik i demokratëve tregoi disa nga prapaskenat e asaj marrëveshje që e riktheu opozitën në zgjedhje dhe i dha fund krizës 3- mujore politike sot në mbrëmje në emisionin “Studio e Hapur”.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kush ndikoi? Ndikimi padiskutim pati përfaqësuesi i qeverisë amerikane, duhet ta njohim, tek të dy palët, por shiko si veproi, se thelbin e pa te media, pasi ua tha juve na e tha dhe ne të tjerëve,. I njohim meritë opozitës në denoncimin e drogës, krimit, korrupsionit por ne nuk jemi të bindur në motivin që thotë opozita për bojkotin e zgjedhjeve, bazuar në këtë platformë u takua me kryeministrin,. Kjo platformë do të thoshte për Bashën që këto ti njohim por sjanë të mjaftueshme që ti të mos gjesh marrëveshje.
Unë kur erdhën këto letrat, i them Donald Lu që futi edhe ato propozimet e Bashës (ato që kishte thënë në takimin e dytë në Presidencë), ai solli një tufë me të gjitha propozimet.
Nuk mund të ketë një marrëveshja që të dyja palët i humbasin të gjitha, është e vërtetë që paketë McAllister u bë dopio.
A garantohen zgjedhjet? Kjo mbetet për tu parë gjatë fushatës, kjo marrëveshje solli imponimin e ligjit dhe kodit elektoral që administrata mos të shndërrohet në vegël e partisë. Trafikantët opozita i ka kundër, ne kërkonim garanci që ajo Ministria e Brendshme e ngarkuar në këtë detyrë do i shpallte luftë drogës, të paktën, trafikantët nuk do kenë ministrinë me vete.
Saimirin e hoqi çadra.
Realisht paketa e dytë është dyfish i paketës së parë për sa i përket efektit të zgjedhjeve, janë 44- mijë punonjës në arsim, ministrja e re do kërkojë me seriozitet zbatimin e ligjit për kodin elektoral. Administrata është përdorur instrument elektoral. Apo me legalizimet, nëse lexoni kriteret e Kopeenhagen është përdorimin i administratës shtetërore.
(M.D/Shuplaka)