00:40 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Trump renditi armikun e brendshëm si më të rrezikshëm dhe ky armik personofikohet me një monstër si Xhorxh Sorosi

17:54 | 12/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Trump renditi armikun e brendshëm si më të rrezikshëm dhe ky armik personofikohet me një monstër si Xhorxh Sorosi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se armiku më i madh i brendshëm i SHBA dhe Shqipërisë është Xhorxh Soros. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha deklaroi se fitorja e Trump shënoi rikthimin më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në tërë historinë e njerëzimit, në kuptimin e rikthimit me votën e lirë. Berisha shton ndër të tjera se ky rikthim u përball me një armiqësi të egër, të ekstremit të majtë në SHBA, në shumë e shumë vende të botës, përfshi dhe Shqipërinë.

Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta, ju anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD.
Një përshëndetje shumë të përzemërt, të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të PD, mbështetësve të saj kudo që janë, në Shqipëri dhe botë.
Ne mblidhemi sot në një kohë kur sytë, mendja dhe shpirti i shqiptarëve dhe jo vetëm i shqiptarëve, të gjithë miqve dhe partnerëve tanë, janë të drejtuar nga PD dhe fitorja e saj në zgjedhjet e 11 Majit.
Inaugurimi i Presidentit Donald Trump me 20 janar, fitorja e tij me 5 nëntor 2024, shënojnë rikthimin më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në tërë historinë e njerëzimit, në kuptimin e rikthimit me votën e lirë.
Ky rikthim u përball me një armiqësi të egër, të ekstremit të majtë marksist dhe postmarksist në SHBA, në shumë e shumë vende të botës, përfshi dhe Shqipërinë. Ky rikthim u përball me makinerinë më gjigante, manipulimit, mashtrimit të medieve më të mëdha dhe kompanive të polleve më të mëdha në botë.
Në kushtet e një mrekullie historike, Presidenti Donald Trump, ekipi i tij arriti të bëjë për vete mendjet dhe zemrat e qytetarëve të Amerikës.
Në fushatën e tij, një nga deklaratat më kryesore ishte se, për SHBA-të armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm. Ai komandant i Ushtrisë më të fuqishme të botës, i vendit udhëheqës të botës së lirë, në hierarkinë e rreziqeve për vendin e tij, renditi armikun e brendshëm i cili ishte ekstremi i majtë, marksist post marksist i personofikuar mbi të gjitha me një monstër siç është Xhorxh Sorosi dhe sorosianët e tjerë.
Në këtë kontekst, presidenti e tha vetë dhe mijëra të tjerë e kanë përsëritur, se Zoti e shpëtoi atë që ai të shpëtojë Amerikën dhe botën nga ky rrezik i paimagjinueshëm.
Ky rrezik që u lëshua me një agresion të papërmbajtur kundër familjes, kundër sipas dogmnës së Marksit për një botë pa kufi, por tashmë dhe pa gjini. Një agresion i paparë në histori ndaj identitetit gjinor të racës njerëzore.
Me një shpejtësi dhe vendosmëri absolute, duke patur parasysh pasojat e mëdha planetare të agresionit të ekstremit të majtë, marksist dhe postmarksist ai, po ndërmerr çdo ditë dekrete dhe vendime që synojnë ti japin përgjigjen më të shpejtë më të merituar të këtij armiku të egër të lirisë.

Pas

Gjykata e Firences dënon me 30 vite burg shqiptaren Elona Kalesha

Para

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e karnavaleve në Rio de Janeiro, plagosen 20 persona

Para
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e karnavaleve në Rio de Janeiro, plagosen 20 persona

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e karnavaleve në Rio de Janeiro, plagosen 20 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.