Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka qenë personi i parë nga ana e amzhorancës që ka reaguar lidhur me shpalljen ‘NON-GRATA’ të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Balla ka postuar në rrjetin e tij social ‘facebook’ ku ka përshëndetur dhe ka mbështetur vendimin e marrë nga SHBA për shpalljen Non Grata të Sali Berishës. Ai ka shpërndarë sërish statusin e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, ku është shprehur mbi shpalljen e Berishës dhe familjes së tij si të padëshiruar për të hyrë në SHBA.
Sali Berisha u shpall ‘non-grata’ pasi akuzohet për akte korruptive që kanë minuar demokracinë në Shqipëri.
Reagimi i Taulant Ballës:
PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS????? NDAJ SALI BERISHËS:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Sekretari i Shtetit
Antony Blinken
SHBA plas “bombën”: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen “non grata”